HomeUshqim Ushqimet, të cilat kanë më shumë kalori sesa mendojmë nenë Ushqim 1. Rrushi i tharë Edhe pse rrushi i tharë është i shëndetshëm dhe i shkëlqyeshëm për nxitje të tretjes, po nuk është ushqim me pak kalori. Një qese e vogël mundet të përmbajë edhe deri në 130 kalori, pra ekspertët mendojnë se është më mirë që të hahet një enë e plotë me rrush të freskët dhe ashtu të kurseni në kalori. 2. Ëmbëlsirat me oriz Edhe pse duken sikur “dietale’ ato nuk kanë pothuajse ndonjë shije, shpesh përmbajnë sasi të njëjtë të kalorive sa edhe biskotat e thjeshta. Është më mirë të hani diçka që do të ju kënaqë dhe do të ju japë energji me sasi të njëjtë të kalorive. 3. Çokollata e zezë Çokollata e zezë është zëvendësim i shkëlqyeshëm për ëmbëlsira të ndryshme me plot sheqer dhe yndyra, por 100 gramë të kësaj çokollate mundet të përmbajë edhe deri në 600 kalori. Mos e teproni, pra me çokollatë të zezë vetëm për shkak se është më e shëndetshme se e zakonshmja, por hani vetëm një pjesë të vogël, ndërsa pjesën tjetër e lini për nesër. 4. Vaji i ullirit Dy lugë me vaj ulliri pasurojnë shujtën tuaj, madje edhe me 238 kalori, gjë që nuk e vërejnë shumë njerëz, sepse mendojnë për të si për një “ushqim të shëndetshëm”. Duhet pasur kujdes me të gjitha vajrat, gjithashtu edhe me atë të ullirit. 5. Përzierja Shumë amvise me dëshirë shërbejnë përzierjen, e cila përbëhet nga bajamet, arrat dhe pemët e thara, por shpesh shpërfillet fakti që një filxhan me një përzierje të tillë mund të përmbajë edhe deri në 700 kalori! 6. Salmoni Salmoni është shumë i shëndetshëm dhe shumë i mirë për shëndetin tonë, por ka më shumë kalori sesa mendojnë shumë njerëz. Një file ka mesatarisht 734 kalori, ndërsa kur ia shtojmë vajin dhe erëzat, mund të arrijë edhe deri në 1.000 kalori dhe atë pa ia shtuar patatet, orizin ose sallatën. 7. Thërrimet e bukës Fakti që janë thërrime të bukës nuk do të thotë që janë pa kalori. Nëse vendosni t’i shtoni ushqimit thërrime të bukës, ia shtoni edhe 100 deri në 150 kalori shujtës suaj. PrapaPara Tags: ushqimet Komento Anulo Shto Koment
në Ushqim Ushqimet më të pasura me biotin Për rëndësinë e biotinit keni lexuar (mund të lexoni) në artikullin paraprak. Ndërsa për ushqimet e pasuara me …
në Shëndetësi 10 gjërat ushqyese për të cilat ka nevojë çdo fëmijë Kalciumi Kalciumi: Ndërton eshtra dhe dhëmbë të fortë, nxit nerva të shëndetshme dhe funksionin e …
në Shëndetësi Vegjetarianët kanë më pak rrezik për sulm në zemër Sipas një studimi të ri nga Universiteti Oxford, është zbuluar se rreziku i vdekjes ose hospitalizimit nga …