Ushqimet më të mira për mëlçinë

3

3Të gjitha këto ushqime ndihmojnë punën e mëlçisë duke larguar substancat e dëmshme nga organizmi

Konsumoni rregullisht këto ushqime për të pasur një shëndet më të mirë të njërit prej organeve më esenciala në trupin tuaj.

Bimët me ngjyrë të gjelbër të errët – Lakrat dhe brokoli janë perime të fuqishme që përmbajnë nivele të larta të squfurit, i cili ndihmon në detoksinizimin e mëlçisë dhe për të hequr radikalet e lira dhe kimikatet e tjera toksike.

Uji – Pas oksigjenit, trupi juaj ka më së shumti nevojë për ujë se çdo substancë tjetër për të mbijetuar, duke përfshirë edhe ushqimin, normalisht.

Zakonisht 8 deri në 10 gota ujë në ditë rekomandohen të pihen, por jo më tepër, për shkak se mund të bëjë dëm gjithashtu.

Hudhra – Njëri nga ushqimet më të vjetra dhe më të shëndetshme në planet, hudhra, përmban një përbërës të quajtur allicin i cili largon toksinat nga mëlçia.

Qepët – Të familjes së njëjtë me hudhrat, qepët përmbajnë gjithashtu komponime të squfurit të cilat mbështesin mëlçinë në prodhimin e glutathionit, kompleksit në çdo qelizë të trupit tuaj që neutralizon radikalet e lira.

Vezët – Vezët sigurojnë disa proteina të cilësisë së lartë, që përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale.

Frutat – Boronicat, luleshtrydhet dhe mjedrat janë ndër super-ushqimet e natyrës, për shkak që përmbajnë kompozime të pasura bimore që ndihmojnë mëlçinë për të mbrojtur trupin nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ, të cilat janë të lidhura me sëmundje kronike.

Komento