Ushqimi më i mirë për tensionin tuaj të gjakut

Ushqimi më i mirë për tensionin tuaj të gjakut

Shikoni pse duhet të keni afër rrush, të hani rregullisht kivi, bostan dhe banane dhe pse speci djegës është i mirë për tensionin tuaj të gjakut.

Shkencëtaret nga Qendra për hulumtim të metabolizmit dhe arterosklerozës në Louisville kanë zbuluar që ngrënia e rrushit tri herë në ditë mund të ulë lehtësisht tensionin në raport me llojet tjera të ushqimit. “Studimi ynë tregon që më parë duhet të zgjidhni rrush se sa ushqimet tjera si krekerët apo biskotat e çokollatës”, tha dr. Harold Bays.

Personat të cilët gjatë studimit rregullisht kanë ngrënë rrush kanë reduktuar tensionin sistolik të gjakut (numri i sipërm tek matja e tensionit të gjakut i cili tregon se si rrah zemra) dhe tensioni diastolik i gjakut (numri i poshtëm tek matja i cili tregon relaksimin e zemrës në mes dy rrahjeve).

Kivi

Nëse konsumoni tre kivi në ditë, do ta ulni tensionin e gjakut. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat të cilët kanë ngrënë kivi kanë pasur tension sistolik më të ulët të gjakut se ata të cilët kanë ngrënë molla në hulumtimin e njëjtë. Dihet që kivi është i pasur me luteinë, çka do të thotë që ka veçori antioksidative.

Bananet

Studimi i publikuar në vitin 2005 në revistën Hypertension ka vërtetuar që shumë më mirë është të ulet tensioni i gjakut me ndihmën e ushqimit i cili përmban kalium se sa vetëm me shtesat e kaliumit. Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë St. George Medical në Londër kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë konsumuar citrat të kaliumit, i cili në mënyrë natyrale gjendet në ushqim, kanë pasur efektin e njëjtë të uljes së tensionit të gjakut si edhe personat që kanë konsumuar klorid kaliumi, i cili është në dispozicion vetëm në formë të shtesave.

Bostani

Bostani nuk është vetëm pemë freskuese, por përmban edhe shumë materie të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë fibrat, likopenet, vitaminën A dhe kaliumin. Një lloj i aminoacideve që i përmban bostani ka efektin e uljes së tensionit, shkruan në studimin e Universitetit në Floridë.

Patatja ngjyrë vjollcë

Studimi i prezantuar vitin e kaluar në takimin e Shoqërisë amerikane të kimistëve tregon që kjo perime me rrënjë me ngjyrë vjollcë ulë tensionon e gjakut. Hulumtimi ka përfshirë 18 njerëz me tension të lartë të gjakut të cilët një muaj kanë ngrënë gjashtë deri tetë patate ngjyrë vjollce (duke përfshirë edhe lëvoren) dy herë në ditë. Ata kanë pasur ulje të tensionit sistolik dhe diastolik deri në përfundim të periudhës vëzhguese.

Tofu

Shumë tofu dhe produkte tjera të sojës janë të lidhura me uljen e tensionit të gjakut, shkruhet në studimin i cili pohon se si personat që kanë konsumuar më shumë izoflavone (të cilat mund të gjenden në sojë, kikirikë dhe çaj të gjelbër) kanë tensionin më të ulët sistolik se ata që kanë konsumuar ushqime me më pak izoflavone.

Çokollata

Çokollata është e lidhur me indeksin e ulët të masës trupore, ndërsa kjo gjithmonë mund të jetë e dobishme për personat me tensionin e lartë të gjakut. Flavanolet, që gjenden në çokollatë, ndihmojnë zgjerimin e enëve të gjakut, çka mund të ulë testonin e gjakut. “Flavanolet rrisin krijimin e oksidit nitrik endotelik, i cili ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut dhe kështu mund të ulë tensionin e gjakut”, thotë autorja e studimit, dr. Karin Ried, nga Universiteti në Adelaide. “Ekzistojnë megjithatë rezultate kontradiktore: kemi përcaktuar që përdorimi në mënyrë të konsiderueshme mund të ulë tensionin e gjakut të personave me tension të lartë, por jo edhe atyre me tension normal të gjakut.”

Chilli

Nëse e pëlqeni ushqimin e djegës, do t’i bëni shërbim tensionit të gjakut. Kapsaicina, përbërësi i specit të djegës (chilli), ulë tensionin e gjakut, shkruan Huffington Post.

Komento