Ushqimi, parandalues i thinjave

Ushqimi, parandalues i thinjave

Ushqimi, parandalues i thinjaveFlokët e shëndetshëm kërkojnë një kujdes dhe trajtim të veçantë. Në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë do të bëhemi pjesë e flokkëve të thinjur por është e rëndësishme që të përpiqemi ta mbajmë sa më larg këtë fenomen.

Ushqimet janë mënyra më e mmirë që na ndihmojnë të kujdesemi për këtë shqetësim.

Disa nga ushqimet që njihen si parandaluesit e thinjave janë;
Perime jeshile, janë shumë të pasura me hekur. Një konsumim i rregullt dhe i vazhdueshëm do të parandalojë daljen e thinjave.

Çokollata, sidomos ajo e zeza, që rrit melaninën, përgjegjësen e ngjyrës së flokëve, ndërsa parandalon shfaqjen e thinjave apo flokëve gri dhe të bardhë.

Veza është e pasur me vitaminë E, që shërben kundër plakjes, parandalon dhe largon shfaqjen e flokëve të bardhë. Soja Është e nevojshme që të ndiqet një dietë e pasur me proteina, duke ngrënë edhe shumë sojë. Në këtë mënyrë, organizmi do të prodhojë melantocite, përgjegjëse për t’i mbajtur flokët me ngjyrën e tyre natyrale.

Salmoni luan një rol jetësor në prodhimin e disa hormoneve, përfshirë edhe ato që lidhen me shëndetin e flokëve. Ai përdoret për trajtimin e flokëve me thinja dhe luan një rol të rëndësishëm në luftimin e procesit të plakjes në përgjithësi dhe të radikaleve të lira në veçanti.

Kungull dhe vaj kokosi
Vendosni disa pjesë të kungullit në një enë hermetike. Shtoni 1 ose 2 filxhanë kafeje me vaj kokosi dhe lëreni ashtu për tri ose katër ditë në temperaturë ambienti. Më pas, zieni kungullin dhe përziejeni me vajin e kokosit derisa masa të bëhet e lëngshme.

Ftoheni, aplikojeni te flokët, lëreni të lyer ashtu maksimumi 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Frutat e detit Ato janë të pasura me bakër dhe metal, të cilat provokojnë rritjen e prodhimit të melaninës te flokët. Pra, ndjekja e një diete të pasur me bakër e siguron mjaft mirë këtë gjë, ndërsa ajo parandalon formimin e atyre fijeve të shëmtuara të bardha që dalin nëpër flokë.

Komento