Ushqimi që duhet shmangur gjatë ciklit menstrual

Ushqimi që duhet shmangur gjatë ciklit menstrual

Ushqimi që duhet shmangur gjatë ciklit menstrualNë shfaqjen e ngërçeve, fryrjes dhe ndryshimit të disponimit, ushqimi gjithsesi se ka ndikim. Edhe pse nuk ekziston ndonjë ilaç magjik për PMS, në vijim ju paraqesim ushqimet që duhet shmangur gjatë ciklit menstrual,transmeton gazeta Kosova Sot.

ÇIPSAT DHE USHQIMET E GRIMCUARA

Është e lehtë të arrini deri te qesja me çipsa, por ky ushqim vetëm sa ju bën të ndiheni edhe më keq. Ushqimi i përpunuar në shumicën e rasteve përmban shumë natrium, që shkakton fryrje. Në vend të tyre më mirë hani arra, lajthi apo fëstëkë.

MISHI I PJEKUR

Mishi përmban sasi të lartë të yndyrave të ngopura, që shkaktojnë infeksion dhe dhimbje. Nëse keni ngërçe, situata mund të përkeqësohet. Nëse nuk mund t’ia dilni pa mish, përcaktohuni për mish me më pak yndyrë apo mish peshku.

PJEKURINAT

E dimë se pjekurinat janë të shijshme, por për fat të keq posedojnë sasi të lartë të yndyrave trans, që shtojnë nivelin e estrogjenit. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, kështu që ju sugjerojmë të hani bukë, sepse përmban më shumë fibra. Buka integrale mbetet opsioni më i preferuar. .

ËMBËLSIRAT

Ëmbëlsirat, tortat dhe llojet e ngjashme të ushqimit nuk do të duhej t’i hanit në përgjithësi, e sidomos gjatë ciklit menstrual, pasi që përkeqësojnë ngërçet. Në vend të ëmbëlsirave përcaktohuni për ndonjë pjeshkë, pjesë të shalqirit apo mango.

AKULLORJA, AJKA DHE DJATHI

Këto lloje të ushqimit janë përplot me yndyra të ngopura, kështu që më mirë do të ishte t’i shmangnit. Akullorja e lëngshme, pa sheqer shtesë do të ishte zëvendësim ideal.

KAFEJA

Kafeina nga kafeja shton dhimbjet dhe mundet të shkaktojë cikle të parregullta menstruale, ndryshime në disponim dhe pagjumësi. Kafenë mund ta zëvendësoni me çaj, pasi posedon më pak kafeinë në krahasim me kafenë. Po ashtu sugjerohet shmangja e pijeve energjike.

ALKOOLI

Alkooli çrregullon simptomat e PMS-së dhe ngërçet, por mund të shkaktojë edhe ndryshim në disponim dhe depresion. Alkooli në organizmin tonë hollon gjakun, duke shtuar forcën e gjakut. Prandaj, më mirë pini një gotë çaj!

Komento