Ushqyerja me gji gjate diteve te para te jetes

Ushqyerja me gji gjate diteve te para te jetes

Kjo percakton cfar rruge do te marre femija ne kete drejtim. Ne rast se nuk ndihmohet nen
gjate diteve te para, mund te behen shume gabime qe do te pengojne vazhdimin e nje ushqyerje te rregullt te femijes.

Foshnja e porsalindur lihet e qete gjate oreve te para te jetes. Nena dhe femija kane nevoje per nje
periudhe te shkurter pushimi.Ne rastet e lindjes ne peshe normale dhe kur nuk shfaq shqetesim, femija lihet pa gji per rreth 12 ore.

Gjate ketyre 12 oreve te para foshnja mund te nxjerre me te vjella lengjet e gelltitura gjate lindjes. Gjate
kesaj kohe ai urinon dhe mund te dale jashte.Ne rastet kur ai tregon shqetesim dhe qan, mund t’i
jepet pak uje i zier me pak sheqer.

Kur nena eshte ne gjendje te mire dhe foshnja kerkon te pije, mund te vihet ne gji me shpejt, nga
8-10 ore pas lindjes.Koha e venies ne gji mund te zgjase mbi 12 ore kur nena ka lodhje, si rrjedhim i nje lindje te veshtire ose i nje nderhyrjeje.

Eshte mire qe venia ne gji e femijes mos t’i kaloje 24 oret.Femija qe ka lindur me peshe te madhe dhe fle i qete zakonisht lihet pa pire edhe 24 ore.

Si i jepen lengjet femijes se porsalindur
Lengjet, femijes se porsalindur, i jepen me luge te vogel te sterilizuar ne uje te valuar.
Lengjet jepen me shume kujdes per te mos i shkaktuar femijes zenie fryme dhe kjo ndodh kur lengjet kalojne ne rruget e frymemarrjes.

Lengjet nuk duhet t’i jepen femijes me shishe e biberon sepse keshtu ai thith me lehtesi. Duke u mesuar keshtu ai do te kete pengese ne kapjen e gjirit. Thithja e gjirit kerkon force me te madhe dhe keshtu foshnja mesohet dhe kerkon biberonin dhe le pas dore gjirin.

Pse femija duhet mesuar te vihet shpejt ne gji

Venia e shpejte ne gji e te porsalindurit eshte menyra me e mire per te ndjelle qumeshtin.
Venia e shpejte ne gji e meson femijen me veprimin e thithjes se gjirit. Ky eshte instikt natyral qe femija e mbart.
Kur foshnja vihet me vonese ne gji ka pasoja.
-Qumeshti vjen me vonese ose nuk vjen fare dhe keshtu humbet.
-Femija harron ose humbet refleksin e thithjes.
Ne ato raste kur femija lind nen peshe aftesia e thithjes zhvillohet me vonese. Duhet kembengulur me durim per te mesuar venien e femijes ne gji.

Ardhja e qumeshtit
Pas lindjes, tek gruaja lehone, vihet re tendosja dhe fryrja e gjinjve. Kemi te bejme me ardhjen e qumeshtit. Tek disa gra kjo ndodh menjehere, brenda pak oreve. Ne raste te tjera mund te vonoje edhe 2-3 dite.

Ardhja e qumeshtit verehet zakonisht nga dita e dyte deri ne diten e peste te lindjes. Qumeshti vjen me vone tek grate qe lindin per here te pare dhe me shpejt ne lindjet e dyta. Gjithashtu tek disa gra qumeshti vjen me shejt dhe ne sasi me te madhe, ndersa ne disa gra te tjera ai vjen me vone dhe ne sasi me te paket.

Ardhja e qumeshti eshte proces natyral qe lidhet me daljen ne qarkullim te disa hormoneve. Sa me shpejt ta thithe femija gjirin aq me shpejt vjen qumeshti. Edhe kur vjen shume pak qumesht duhet insistuar.

Kur qumeshti vjen me vonese perpiqemi ta terheqim me pompe ose ta shtrydhim me duar pa demtuar gjendren. Eshte efikase ne kete rast te vendoset ne gji nje femije i shendoshe e i zhvilluar sepse ndihmon me forcen thithese.

Cilesite e qumeshtiti te diteve te para
Qumeshti i diteve te para quhet kulloshter. Kulloshtra ka ngjyre te verdhe dhe eshte me e trashe se qumshti i diteve te mepasme. Ajo ka vlere dhe nuk duhet humbur.

Kulloshtra permban sasi te medha proteinash e kriperash dhe tretet lehte nga i porsalinduri gjithashtu permban edhe antikorpe te cilat i sherbejne organizmit te femijes per t’u mbrojtur. Kulloshtra ka veti te ndihmoje per lirimin shpejte te zorreve te te porsalindurit nga mekoniumi.

Kulloshtra nxirret nga gjiri gjate javes se pare dhe me pak edhe gjate javes se dyte te lindjes. Pak nga pak ajo shnderrohet ne qumeshtin e vertete qe ndryshon ne perberje nga kulloshtra.

Sa here vihet ne gji foshnja gjate diteve te para te jetes
Per here te pare foshnja vendoset ne gji pas 12 oresh. Dy ditet e para te jetes vihet cdo 3 ose 4 ore.
Pas dy diteve te para i porsalinduri eshte mire te vihet ne gji ne menyre te rregullt dhe jo me rralle se cdo 3 ore.

Ne ditet e para te jetes eshte mire qe femija te vihet ne gji ne cdo kuarje (vakt) ne te dy gjinjte, perderisa nuk ka ardhur qumeshti mire. Foshnja mbahet ne cdo gji 5-10 minuta. Ai duhet mesuar qe te kape pervec thithit edhe nje pjese te lekures perreth tij.

Ne rast se foshnja tregohet i ploget ose i pergjumur, duhet t’i bejme ngacmime te vogla ne menyre qe te thithe gjirin me me force. Ky moment kerkon durim dhe jo shqetesim.

Gjate 7- 10 diteve te para si i porsalinduri ashtu edhe nena eshte mire te bejne nje pushim gjate nates prej 5-6 oresh. Pas diteve te para, kur qumeshti vjen mjaftueshem, pushimi i nates prej 6 oresh behet i domosdoshem.

Pozicioni i nenes kur ushqen femijen me gji
Ne ditet e para te lehonise nena e ushqen me gji femijen ne pozicionin shtrire, anash. Kur femijen e ushqen majtas, ajo kthehet plotesisht nga ky krah. Femija qendron ne shtat nga e majta e nenes. Edhe ne krahun tjeter keshtu veprohet.

Pas diteve te para te lehonise nena fillon te ushqeje femijen me gji ne pozicionin ulur. Me vone, kur ngrihet nga shtrati, ajo e ushqen ate ne pozicionin e zakonshem dhe keshtu vazhdon deri ne fund te ushqyerjes me gji.

Nena duhet te qendroje ulur ne nje objekt jo shume te larte dhe njeren kembe ta mbeshtese ne nje stol qe gjuri ne te cilin mbeshtetet femija, te jete me i ngritur se sa tjetri. Krahu ne te cilin ndodhet femija mban koken e femijes ne pozicionin e pershtatshem ndersa dora e kundert duhet te mbaje gjirin per te ndihmuar femijen derisa e fut ne goje. Gjate ushqyerjes me gji, nena duhet te qendroje lirshem, pa u sforcuar.

Si futet gjiri ne gojen e femijes
Kur goja e femijes ngacmohet nga maja e gjirit, femija e kap dhe fillon ta thithe ate. Perserisim qe femija duhet mesuar qe te kape vec thithit edhe nje pjese lekure qe rrethon majen. Keshtu shmangen carjet apo plasaritjet (regadat) e gjirit dhe qumeshti rrjedh me lehte.
Carjet verehen perreth majes se gjirit dhe per se gjati kundrejt majes. Ato zakonisht shfaqen dy javet e para dhe ne lindjet e para.

Carjet behen shkak per pakesimin e qumeshtit dhe humbjen e tij. Ato japin dhimbje te forta dhe nepermjet mahisjeve kalojne mikrobe. Kur futet ne gojen e femijes, gjiri duhet mbajtur pak i shtypur ne mes te gishtit te dyte dhe te trete.

Duke mbajtur gjirin me dy gishtat e dores se kundert, nena i jep gjirit formen e nje hinke. Keshtu behet me e lehte futja e tij ne gojen e femijes. Ky veprim vlen edhe per te ruajtur hapsiren e hundes se femijes ne menyre qe ai te marre fryme lirshem, perndryshe ai nuk eshte ne gjendje te thithe.

Orari i dhenies se gjirit
Dhenia e gjirit me orar eshte e dobishme edhe per nenen edhe per femijen.
Qumeshti qe pi femija ne cdo vakt perpunohet per rreth 2 ore e gjysem. Dhenia me rregull e gjirit eshte e rendesishme sa ushqyerja me rregull e te rriturit. Kur femija eshte i shendoshe dhe gjiri jep qumesht te mjaftueshem, ai vetvetiu kerkon te pije me orar. Ne mes te dy vakteve foshnja pushon, fle qete ose luan. Nena nderkohe ka hapsire per te kryer pune te tjera. Femijet qe jane mesuar te pijne ne menyre te crregullt, jane te shqetesuar dhe kane crregullime ne tretjen e ushqimit.

Kur femija pi me orar, pas nje pushimi prej disa oresh, eshte ne gjendje ta boshatise plotesisht gjirin. Zbrazja e plote e gjirit eshte menyra me e mire per te mbajtur rrjedhjen e mjaftueshme te qumeshtit.
Kur femija vendoset kohe e pa kohe ne gji, gjiri nuk boshatiset plotesisht. kjo con ne pakesimin e qumeshtit dhe ne humbjen e tij. Kur femija vendoset me rregull ne gji, gjiri demtohet me pak.

Ushqyerja me gji ne dy muajt e pare

Gjate dy muajve te pare femija vendoset ne gji 7 here ne 24 ore. Femijet e lindur ne peshe normale mesohen shpejt me kete orar. Keshtu i bie qe femija te ushqehet cdo 3 ore me nje pushim prej 6 oresh ne nate. Nese vaktin e pare femija e merr ne oren 6 te mengjesit vazhdon me kete rend te dytin e merr ne oren 9, te tretin ne 12, te katertin ne 15, te pestin ne 18, te gjashtin ne 21, te shtatin ne oren 24. Ne femijet me peshe me te vogel dhenia e gjirit behet me e shpeshte.

Komento