Ushtrimet aerobike, të mira për trurin

Ushtrimet aerobike, të mira për trurin

Ushtrimet aerobike, të mira për trurinUshtrimet e rregullta aerobike kanë efekt pozitiv në funksionin e trurit në moshën e mesme, kanë raportuar hulumtuesit amerikanë pas një studimi të zhvilluar.

Aktivitetet e tilla si: vrapimi, noti apo çiklizmi, janë të lidhura me rezultatet më të mira në testet e aftësisë njohëse, sipas revistës “Neurology”.

Zbulimet e shkencëtarëve nga Universiteti në Minnesota bazohen në monitorimin e 3.000 individëve të shëndetshëm, të cilët në fillim të studimit kanë qenë të moshës rreth 25-vjeçare. Gjithashtu, është treguar se ka një korrelacion direkt midis praktikimit të aerobikut dhe rezultateve më të mira në testet e aftësisë njohëse, pavarësisht nga prania e faktorëve negativë të tilla si: pirja e duhanit, diabeti, ose përqendrim tepër i lartë i kolesterolit në gjak.

“Është dëshmuar se ka një korrelacion direkt midis praktikimit të aerobikut dhe rezultateve më të mira në testet e aftësisë njohëse, pavarësisht nga prania e faktorëve të ndryshëm negativë”, thanë ekspertët të cilët bënë thirrje që të gjithë të merren me ushtrime aerobike në qoftë se dëshirojnë evitimin e problemeve të caktuara.

Komento