Ushtrimet fizike riparojne problemet e zemres

Ushtrimet fizike riparojne problemet e zemres

Ushtrimet e përditshme mund të ndhmojnë për të riparuar zemrën e dikujt që mund të ketë vuajtur nga një atak. Këtë ka nxjerrë në pah një studim i ri i “John Moore University” në Liverpul, sipas të cilit ushtrimet e rregulta fizike bëjnë që qelizat burimore të fjetura në zemër të kthehen aktive. Kjo stimulon edhe zhvolliomin e muskujve të ri të zemrës.

Zbulimi i publikuar në “European Heart Journal”, sugjeron se shkencëtarët mund të jenë shumë shpejt të aftë për të përmirësuar cilësinë e jetës, për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, apo ato që kanë pësuar atak. Ky në fakt është studimi i parë i llojit të vet që sugjeron se një regjim bazim i ushtrimeve mund të ketë të njëjtin efekt në zemër, si injektimi i kimikateve të rritjes, për të stimuluar qelizat e fjetura embrionale të prodhojnë inde të reja.
Testimi është bërë një herë te minjtë, që u nënshtruan në një punë të kontrolluar për 1 orë e gjysmë gjatë 4 herëve në javë, teksa si përfundim rezultoi se 60% e qelizave të zemrës bëhen aktive. Ndërkohë që profesor Jeremy Perason në lidhje me këtë studim ka shpjeguar: “Nga ky studim del se zemrat e njerëzve të rritur mund të jenë të aftë për të prodhuar muskuj të ri nga qelizat burimore të fjetura. Gjithsesi, edhe shumë studime të tjera janë të nevojshme për të vërtetuar se ajo që u vu re në këtë studim mund të përkthehet në trajtime edhe për pacientët njerëz”.

Komento