Ushtrimet intensive nuk ulin mbipeshën te fëmijët

Ushtrimet intensive nuk ulin mbipeshën te fëmijët

Një hulumtim në Britaninë e Madhe ka treguar se vetëm aktivitetet fizike nuk do t’u ndihmojnë fëmijëve që vuajnë nga mbipesha, që ta humbin apo ta pakësojnë peshën e tyre trupore.

Në bazë të hulumtimit në universitetin Plimouth, që kishte zgjatur duke filluar në vitin 1990 e deri më 2012, është vërtetuar se ushtrimet fizike kishin pak ndikim. Njëkohësisht sugjerohet që faktori kryesor në zvogëlimin e peshës te fëmijët është zvogëlimi i konsumimit të kalorive në organizëm.

Në studim kishin marrë pjesë rreth 14.000 fëmijë, prej tyre secili kishte kaluar së paku katër javë duke ushtruar në mënyrë që ta testojnë mënyrën se si aktiviteti fizik ndikon në humbjen në peshë gjatë rritjes së tyre.

Ekspertët theksojnë se ushtrimet intensive te fëmijët mund të zëvendësohen me kalimin e kohës në natyrë, duke lozur në ambient të hapur. Në vend të ushtrimeve intensive, autorët e studimit sugjerojnë që më shumë të keni kujdes rreth mënyrës së ushqimit. /Telegrafi/

Komento