Ushtrimet më të mira për humbje peshe

Ushtrimet më të mira për humbje peshe

Ushtrimet më të mira për humbje pesheNjë stërvitje e shkurtër ditore prej vetëm 30 minutash në ditë mund t’i ndihmojë personat në dietë të humbasin më shumë peshë se ushtrimi për një orë, kanë zbuluar shkencëtarët.

Të gjithë ju që doni të humbni peshë, ndoshta do të keni nevojë të ushtroni më pak sesa që keni menduar.

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që ushtruan për vetëm gjysmë ore në ditë kanë humbur peshë për një të tretën më shumë sesa ata të cilët kishin bërë ushtrime një orë.

Shkencëtarët që kryen studimin zbuluan se seancat më të shkurtra të stërvitjes lanë pjesëmarrësit me më shumë energji dhe motivim për të jetuar një jetë më të shëndetshme.

Një orë e plotë e trajnimit të rëndë në palestër kishte më shumë të ngjarë që t’i bënte pjesëmarrësit të ndiheshin të shpenzuar.

Dr. Astrid Jespersen, një nga autorët e studimit, tha se gjetjet mund të ndihmojnë në inkurajimin e njerëzve të cilët normalisht u rezistojnë stërvitjeve.

Ajo theksoi: “Subjektet në grupin testues të cilët ushtruan më pak flisnin për nivele të rritura të energjisë dhe një motivim më të lartë për ushtrime dhe ndjekjen e një jete të shëndetshme ditore.

“Ata marrin shkallët, dërgojnë qenin për shëtitje të gjatë, apo shkojnë me biçikletë në punë.

“Kurse e kundërta, meshkujt që ushtruan për një orë në ditë, pas trajnimit, ndiheshin të rraskapitur, të demotivuar dhe më pak të hapur ndaj ndryshimeve të shëndetshme.

“Prandaj shohim se një sasi e moderuar e ushtrimeve do të ndikojë ndjeshëm në praktikat e përditshme të subjektit.”

Studimi, i cili është publikuar në revistën “Scandinavian Journal of Public Health”, monitoroi për 13 javë 60 meshkuj danezë me mbipeshë të moderuar, por të shëndetshëm.

Gjysmës së meshkujve iu kërkua të ushtrojnë energjikisht për 30 minuta në ditë duke vrapuar, duke bërë çiklizëm apo ndërtrajnim, ndërsa gjysma tjetër ushtroi për një orë të plotë çdo ditë.

Mesatarisht, ata që ushtruan për gjysmë ore kishin humbur 3.5 kg gjatë periudhës tre mujore, ndërsa ata që ushtruan më gjatë humbën vetëm 2.7 kg.

Intervistat me pjesëmarrësit gjithashtu zbuluan se si ndiheshin ata gjatë periudhës së studimit.

Gjetjet sugjeruan që madje periudha edhe më të shkurtëra të ushtrimit, mund të jenë të dobishme.

Hulumtimet e fundit në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim zbuluan se vetëm 12 minuta të ushtrimit intensiv në javë – në sesione katërminutëshe – mund ta rrisin aftësinë e trupit për të marrë oksigjen dhe për ta ulur presionin e gjakut.

Udhëzimet shëndetësore në përgjithësi pohojnë se të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta ushtrime të moderuara në javë apo 75 minuta të ushtrimeve intensive për të qëndruar të shëndetshëm.

Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se çdo minutë shtesë në stërvitje intensive mund të rezultojë në një rënie të vogël në peshë. Gratë kanë përjetuar një rënie prej 0.7 në BMI-së (indeksin e masës trupore) së tyre për minutë çdo ditë.

Megjithatë, me orët e gjata të punës, ku punonjësit e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre të ulur, shumë njerëz e kanë të vështirë të ushtrojnë sa duhet.

Një në katër të rritur në Angli tani konsiderohet të jetë obesë dhe këto shifra parashikohen të rriten gjatë dekadave

Komento