Ushtrimet në ambient të hapur më të shëndetshme

Ushtrimet në ambient të hapur më të shëndetshme

Gjelbërimi që na rrethon sipas ekspertëve dhe mjekëve na qetëson dhe truri e ka të më lehtë që të ballafaqohet me pasojat e stresit.

Ushtrimi në ambient t hapur ju shkon për shtati sidomos njerëzve që vuajnë nga depresioni.

Ngasja e biçikletës apo vrapimi nëpër park pozitivisht ndikon në njerëzit që vuajnë nga depresioni, por edhe te ata që vuajnë nga nervoza e përditshme, ka konstatuar studimi i universitetit skocez Glazgou, në të cilin kishin qenë të përfshirë më shumë se 2.000 persona të rritur.

Po ashtu, ushtrimi në ambiente të hapura dyfish është më e shëndetshme në aspektin mendor në krahasim me ushtrimet në palestër, sepse gjelbërimi ndikon pozitivisht në tru duke ulur nivelin e stresit.

Sidomos ju ndihmon nejçëve të cilët kanë probleme me gjumin, por edhe atyre që vuajnë nga depresioni. Truri “pëlqen” të jetë i rrethuar nga natyra, prandaj një ditë në javë ushtrime në natyrë ndikojnë në uljen apo zbutjen e stresit.

Komento