Ushtrimet ulin depresioni

Ushtrimet ulin depresioni

Shkencëtarët theksojnë se personat, të cilët kryejnë rregullisht ushtrime fizike gjatë kohës së lire, shfaqin shumë here më pak shenja depresioni ose pesimizmi.

BBC publikoi një studim në të cilin morën pjesë 40 mijë norvegjezë. Specialistët verifikuan se aktiviteti fizik i një dite normale pune nuk është i njëjtë me ushtrimet fizike sepse në ambientin e punës nuk ekziston i njëjti bashkëveprim social dhe shoqëror.

Duke theksuar se ushtrimet dhe bashkëveprimi ndihmojnë në shëndetin shpirtëror, specialistët deklaruan se bashkëveprimi i një niveli të lartë shoqëror është efektiv në ndarjen e diçkaje me të tjerët.

Studiuesit nga Instituti Psikiatrik i Kollegjit King në Londër pyetën të pranishmit në studim se sa here  bëjnë ushtrime fizike gjatë kohës së lirë apo gjatë punës. Në të njëjtën kohë përdorën dhe një shkallë për të matur depresionin.

Specialistët theksuan se tek personat që ishin shumë aktive gjatë kohës së lire, mundësia e shfaqjes së depresionit ishte më e ulët. “Shpeshtësia e ushtrimeve nuk  ndikon shumë në këtë rezultat”, thanë studiuesit./Start/

Komento