Ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga ftohja

Ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga ftohja

Shkaku i kësaj ka të bëjë me faktin që ushtrimet fizike ndikojnë në forcimin e imunitetit

Mesatarisht, çdo njeri preket nga ftohja dy deri në pesë herë në ditë. Në mënyrë që ky rrezik të jetë më i vogël, nuk është e thënë që të jeni në top formë, por mjafton që të ushtroni ngadalë, por me rregull.

Ndaj ftohjes më së paku janë të rrezikuar meshkujt e martuar, paksa më në moshë, si dhe personat që konsumojnë rregullisht pemë e perime, ka treguar një studim i ri britanik.

Kondicioni fizik dhe ushtrimet lidhen ngushtë me një rrezik më të vogël nga ftohja për më shumë se 50% te njerëzit që ushtrojnë pesë herë në javë. Pra, aktiviteti fizik është mëse efikas në parandalimin e ftohjes, por edhe nëse paraqitet ftohja, simptomat janë më pak të theksuara. Shkaku i kësaj ka të bëjë me faktin që ushtrimet fizike ndikojnë në forcimin e imunitetit, i cili më pas mundet më me efikasitet të luftojë bakteret dhe viruset e ndryshme.

Studimi është bërë në 1.000 persona të shëndoshë, të cilët kishin mbajtur shënime rreth ftohjeve për tre muaj të dimrit. Janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, sikur që është stili jetësor i këtyre personave, ushqimet, si dhe stresi ndaj të cilit janë ekspozuar.

Komento