Ushtro Për Zemër Te Shendosh

4

4Zemra është muskul dhe si e tillë forcohet dhe bëhet më e shëndetshme nëse bëni jetë aktive. Kurrë nuk është vonë të filloni ushtrimet dhe s’do të thotë të bëheni atlet. Thjesht vetëm të bësh ecje të shpejt rreth 30 minuta në ditë mjafton ti dhurosh shëndet zemrës.

Njëherë sa të fillosh ushtrimet do ta shohësh se shpaguhet mundi. Ata që nuk ushtrojnë gati përgjysmë më shumë kanë gjasa të sëmuren nga zemra se sa ata që bëjnë jetë aktive.

Ushtrimet e rregullta na ndihmojnë të:

  • Djegim kalori
  • Ulim shtypjen e larte te gjakut
  • Zvogëlojmë LDL kolesterinën e keqe
  • Shtojmë HDL kolesterinën e mirë

A jeni të gatshëm t’ia filloni?

Si Të Filloni Ushtrimet

Së pari mendo se çka dëshironi të bëni dhe se sa fit jeni. Çka është që ju pëlqen? Të pëlqen të ushtrosh vetëm, me trajner apo në klasë me tjerë? Ju pëlqen të ushtroni në shtëpi apo në palestër?

Nëse dëshironi të bëni diçka që është më e vështirë se sa ajo që mundeni ta bëni tash, pa problem. Mund t’ia vëni vetës këtë qëllim dhe gradualisht arrish tek caku.

Për shembull, nëse dëshironi të vraponi atëherë mund të filloni duke ecur e pastaj dikur ma vonë kësaj ecje i fusni edhe ca shpërthime vrapimi. Gradualisht filloni të vraponi më shumë se sa të ecni.

Ha! Mos të harrojmë të bëjmë kontroll tek mjeku. Mjeku do sigurohet se jeni në gjendje dhe i gatshëm për

çfarëdo aktiviteti që keni në mendje dhe do ju tregoj për kufizimet në ato që mund të bësh.

Llojet e Ushtrimeve Për Zemër të Shëndetshme

Plani juaj i ushtrimeve duhet të përfshijë:

Ushtrime Aerobike (“kardio”): Vrapimi, vrapimi i ngadalshëm dhe çiklizmi janë disa shembuj. Lëvizni shpejt aq mjaftueshëm sa që rrisni normën e zemrës dhe merrni frymë pak me vështirësi por jo aq vështirë sa që nuk do mund të bisedoje me dikë. Përndryshe nëse nuk mund të bisedosh atëherë je duke i dhënë tepër. Nëse ke probleme me nyje atëherë zgjedhë aktivitet me ndikim të vogël në nyje, si për shembull noti dhe ecja tatëpjetë.

Zgjatja e Muskujve: Do bëheni më fleksibil nëse e bëni këtë disa herë gjatë javës. Bëj zgjatje pasi të keni bërë ngrohje ose pasi përfundimit të ushtrimeve. Bëj zgjatje ngadalë – nuk duhet të kesh dhembje.

Trajnimi Force: Për këtë mund të përdorni pesha, llastikë rezistues apo thjesht peshën tuaj trupore (joga, për shembull). Bëje 2-3 herë në javë. Lejoju muskujve tuaj të rimarrin vetën për një ditë pas çdo sesioni trajnues.

Sa Duhet të Ushtrosh dhe Sa Shpesh?

Mundohu të arrish së paku 30 minuta ushtrime të intensitetit mesatar (si ecje të shpejtë) së paku 5 herë në javë. Nëse sapo po filloni ju mundeni ngadalë të arrini deri tek ky intensitet.

Me kalimin e kohës mund ti zgjasni ushtrimet dhe mund ti bëni më të vështira. Bëje këtë dalëngadalë që trupi të përshtatet ngadalë.

Kur të ushtroni, filloni me shpejtësi të ngadalshme në fillim dhe mbaroni gjithashtu me shpejtësi të ngadalshme. Kështu, do ngroheni dhe ftoheni secilën herë.

Gjithashtu s’ke pse bënë gjërat e njëjta çdo herë. Është pak ma interesante nëse i ndryshon kështu që bë ndryshime.

Masa paraprake

Ju sigurisht do mundeni të ushtroni pa ndonjë problem nëse mjeku thotë se mundeni dhe nëse i kushtoni vëmendje trupit se si ndjeheni gjersa ushtroni.

Ndalo dhe menjëherë kërko ndihmë mjekësore nëse keni dhembje apo shtypje në gjoks apo pjesën e sipërme të trupit, ke djersë të ftohta, ke probleme me frymëmarrje, ke të rrahura shumë të shpejta apo normë të shpejtë, apo ndjeheni të trullosur ose shumë i lodhur.

Është normale që muskujt të jenë të dhembshëm për një ditë apo dy pas ushtrimeve kur jeni fillestar në ushtrime. Kjo venitet me kalimin e kohës dhe trupi mësohet. Shpejt, mund të befasoheni kur e vëreni se ju pëlqen se si ndjeheni kur përfundoni ushtrimet.

Pra ushtro për zemër të shëndoshë.

Komento