Uthulla e mollës e domosdoshme për bukurinë tuaj

Uthulla e mollës e domosdoshme për bukurinë tuaj

Uthulla e mollës e domosdoshme për bukurinë tuajUthulla e mollës nuk shërben vetëm për vlerat e saj në kuzhinë. Falë elementëve të saj të acidit acetic ajo mund të jetë e domosdoshme edhe për bukurinë tuaj.

Uthulla e mollës ka një ndikim të mirë në shëndetin e bukurisë sonë për flokët, lëkurën, zbardhjen e dhëmbëve, eleminimin e variçeve dhe njollave kafe në lëkurën tonë. Përveç këtyre ajo falë elementëve të saj ndihmon edhe në tretjen e ushqimeve.

Shpëlarja e flokëve

Në mënyrë që të të kemi flokë të shëndetshëm ne duhet t`i shpëlajmë flokët me këtë produkt.

Acidi acetik i uthullës së mollës heq mbetjet dhe forcon flokët. Ajo eliminon bakteret, heq zbokthin nga lëkura e kokës dhe u jep shkëlqim flokëve.

Tonifikon lëkurën

Njomeni në uthull pak pambuk dhe lyeni me të pjesën “T” të fytyrës (hundën, ballin). Ajo parandalon skuqjen dhe aknet e padëshirueshme.

Edhe këmbët mund të kujdesen me uthull

Hidhni uthull molle në ujin e banjës së këmbeve për të qetësuar fryrjet e këmbeve në fund të ditës dhe për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të këmbëve.

Uthulla shërben edhe për zbardhjen e dhëmbëve

Shpëlani gojën me uthull molle në mëngjes dhe në mbrëmje për heqjen e njollave, zbardhjen e dhëmbëve dhe për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erën e pakëndshme të gojës.

Variçet mund të eleminohen me uthullën

Uthulla e mollës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pengon fryrjen, duke i bërë enët e gjakut të duken më pak.

Ul njollat bojë kafe

Uthulla e mollës përmban sulfite që luftojnë efektet e moshës, duke i bërë të duken më pak njollat boje kafe, kësisoj duke e bërë lëkurën më të bukur.

Hidhni uthull molle në vaskëidhni uthull molle në ujin e vaskës dhe lëreni ta çlirojë trupin tuaj nga toksinat. Ajo ju hidraton dhe tonifikon.

Komento