Home » Shëndetësi » Kolla tek fëmijët

Kolla tek fëmijët

Kolla tek fëmijët Keni lexuar informacione të panumërta në lidhje me efektet anësore të ilaçeve anti-grip që u jepen fëmijëve. Kjo është dhe arsyeja që shumë nëna dhe baballarë preferojnë të zgjedhin alternativa të mbështetura tek bimët për të kuruar kollën e fëmijëve.

Sipas një lajmi të dhënë në adresën Ehow.com theksohet se kurat natyrale shërbejnë njëlloj si ilaçet në kurimin e kollës.

Në shkrimin në të cilin theksohet se për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale e mira është që ta kontrolloni tek doktori, në të njëjtën kohë  thuhet  se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën.
Ja ç’mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj:
1- Jepini fëmijës shumë lëngje:
Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë  sa më lehtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.
2- Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë:
Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator  duke lehtësuar  bllokimin në mushkëri të fëmijës  dhe ngadalëson  të kollën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje  merrni një qepë të thatë , ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumëze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të  zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur. Foshnjave nën moshën një vjeç mos i jepni asnjëherë mjaltë për arsye se mund të shkaktojë botulizmin tek ato.
3- Pakësoni infeksionet në mushkëri duke përdorur kurat bimore për kollën:
Një lloj myshku (alge) I cili gjendet vetëm në oqeanin Atlantik dhe Paqësor ndihmon në ruajtjen e lagështirës në mushkëri dhe pakëson krijimin e sekrecioneve. Bambu është një bime tjetër e cila pastron mushkëritë duke penguar ballgamin dhe pakësuar infeksionin. Qershia dhe mani përdoren shumë si kurime bimore në shërimin e ftohjes dhe kollës.
4- Njomeni ajrin për të pakësuar të kolliturat
Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht duke hapur dushin apo njomësin. Përveç kësaj mbylleni derën e banjës dhe mbajeni në ajër të lagësht për disa minuta.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!