Vaj peshku për memorie më të mirë

Vaj peshku

Përdorimi i shpeshtë i vajit të peshkut mund të përmirësoj kujtesën tuaj, por mund të jetë edhe parandalim i shkëlqyeshëm për demencën.

Studimi më i ri tregon se thartirat yndyrore që ndodhen në peshq dhe frytet e detit mund të përmirësojnë memorien tuaj për madje 15 për qind.

Ekspertët rekomandojnë edhe konsumimin e lososit, sardinës për të përmirësuar të mbajturit mend dhe për të parandaluar demencën.

Shkencëtarët thonë se konsumimi i thartirës omega-3 në organizëm është e rëndësishme për një shëndet optimal të trurit.

Udhëheqësja e studimit nga universiteti në Zelandë të Re, Velma Stounhaus thotë se peshqit si pjesë e pandashme e ushqimit tuaj ka ndikim të veçantë në funksionimin e memories të personave të ri dhe të shëndosh.

Komento