Vaj ulliri edhe leng limoni për pastrimin e mëlçisë

Vaj ulliri edhe leng limoni për pastrimin e mëlçisë

Vaj ulliri edhe leng limoni për pastrimin e mëlçisëMëlçia merr pjesë në procesin e ripërtëritjes së gjakut. Po ashtu, ndihmon në forcimin dhe stimulimin e tretjes në organizëm.

Mëlçia kryen edhe një funksion të rëndësishëm: pastron gjakun dhe eliminon të gjitha helmet prej organizmit.

Pra, një mëlçi e shëndetshme dhe e pastër është – shëndet, vitalitet, energji, dukje e bukur dhe disponim i mirë. Mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjes së mëlçisë është pastrimi i saj i përditshëm.

Pra, çdo mëngjes në lukth të zbrazët të konsumoni një lugë vaj ulliri të përzier me një lugë lëng limoni. Pas kësaj, mund të kënaqeni me kafjall.

Këtë koktej mund ta përgatisni gjatë gjithë jetës, pasi që përbërësit janë ushqime të zakonshme jetësore. Pas muajit të parë do të ndjeni ndryshimet.

Dukja juaj do të përmirësohet, zhduken qeskat nën sy, tenin do ta keni më të freskët e dukja e ripërtërirë. Zorrët do të punojnë si ‘sahat”, do të harroni kapsllëkun dhe problemet me tretjen. Do të ndiheni shëndetshëm me plot energji.

Vaji i ullirit si asnjë prodhim tjetër ndihmon në hapjen e kanaleve të mëlçisë dhe fshikëza e tëmthit. Limoni është burim për vitamina C, ndikon në pastrimin e enëve të gjakut nga shtresat e kolesterolit dhe ndikon në pastrimin e mëlçisë.

Komento