Vaji i lules akuamarina i cili ka ndikim fantastik në lëkurë

Vaji i lules akuamarina i cili ka ndikim fantastik në lëkurë

Vaji i lules akuamarina i cili ka ndikim fantastik në lëkurëPërbërësit magjikë të lules së Amerikës Veriore janë treguar të mrekullueshëm në tipa të ndryshme të lëkurës, për ç’shkak ky vaj luleje është bërë hit në botë!

Kur është fjala për botën e bukurisë, shumë lehtë bëhemi skeptikë, sepse është e njohur që çdo produkt i ri të quhet “i rëndësishëm”, ndërsa efektet e tij tregohen me fjalët “magjik” dhe “të mrekullueshëm”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë herë-herë prezantohet ndonjë produkt i ri i cili arrin të pushtojë dhe të mbajë interesimin e përdoruesve për një kohë të gjatë dhe krijojë kënaqësi të përgjithshme. Këtë herë fjala është për vajin e lules Akuamarin, e cila quhet blue tansy.

Aji përftohet nëpërmjet procesit të distilimit të lules së Afrikës Veriore (Kamomili maroken) dhe për shkak të përbërësve cilësorë që i ka materiali organik është bërë i dashur midis prodhuesve të vegjël të kozmetikës për kujdesin e lëkurës.

May Lindstrom, pronare e linjës kozmetike, thotë që vaji i lules ka qenë i njohur dhe i respektuar që para dhjetëra vjetësh.

Ajo e ka futur në prodhim në linjën e produkteve të veta, dhe si rezultat ka dalë produkti i kremit të kaltër për fytyrë, The Blue Cocoon. Ky produkt i rekomandohet për përdorim të përditshëm secilës femër, qoftë ato që kanë lëkurë normale, qoftë ato me lëkurë të ndjeshme.

Komento