Vaji i ullirit e zvogëlon rrezikun nga zemra

Vaji i ullirit e zvogëlon rrezikun nga zemra

Vaji i ullirit që moti njihet për dobinë e tij për zemrën,e tash ekspertët kanë zbuluar se cila sasi e vajit të ullirit mjafton për të ndjerë efektet pozitive të tij.

Rezultatet e hulumtimit kanë zbuluar se vetëm dy lugë të vogla të vajit të ullirit në ditë zvogëlojnë rrezikun që të prekeni nga sëmundjet e zemrës për 50 për qind.

Hulumtime të shumta vërtetojnë efektin pozitiv që ka vaji i ullirit për shëndetin e zemrës, por të pakta janë ato hulumtime që vërtetojnë dobinë e vajit të ullirit dhe sa ndikon ai në zvogëlimin e shkallës së vdekshmërisë.

Rezultatet ishin bazuar në shprehitë e mënyrës së ushqimit të më shumë se 40.000 persona. Hulumtim ky që kishte zgjatur për 20 vjet rresht.

Shkencëtarët britanikë kanë theksuar se rezultatet kanë treguar se vaji i ullirit, i pasur me peshk, pemë dhe perime, luan rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, madje shumë më tepër se sa që ishte menduar në të kaluarën.

Komento