Vaji kanola sheshon barkun në kohë rekord

Vaji kanola sheshon barkun në kohë rekord

Vaji kanola sheshon barkun në kohë rekordSipas një studimi të ri, përfshirja e vajit kanola në dietë mund t’ju ndihmojë të sheshoni barkun në vetëm katër javë.

I prodhuar nga farat e bimës kanola, ky vaj ka më pak se gjysmën e yndyrave të ngopura të vajit të ullirit dhe përmban elemente që njihen për djegien e dhjamit në pjesën e barkut.

Vaji kanola është i pasur me acide yndyrore të mono-ngopura, të cilat ndihmojnë për t’u dobësuar, sidomos tek obezët.

“Dhjami në pjesën e barku rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, sindromën metabolike dhe diabetin”, thotë prof. Penny M. Kris-Etherton.

“Ndërsa yndyrat të mono-ngopura te vaji kanola e eliminojnë dhjamin në këtë pjesë të trupit”.

Gjatë një testimi që iu bënë pesë llojeve të ndryshme të vajrave bimore, vullnetarëve (të cilët ishin obezë në pjesën abdominale) iu kërkua që të konsumonin dy herë në ditë gatime ku përfshiheshin edhe këto vajra.

Pas një muaji, Kris-Etherton dhe kolegët e saj zbuluan se vullnetarët të cilët konsumuan vaj kanola ose një variant tjetër të tij me përmbajtje të lartë acidi oleik kishin 11 kg, ose një të katërtën, më pak dhjam në bark se kur nisën eksperimentin.

Për t’u habitur ishte fakti që dhjami ishte eliminuar më shumë në pjesën e barkut dhe shumë pak në pjesët e tjera të trupit./albeu.com/

Komento