Vaji kundër problemeve në menopauzë

Vaji kundër problemeve në menopauzë

Vaji kundër problemeve në menopauzëAguliçja e verdhë konsiderohet si burimi më i mirë i thartirave esenciale yndyrore – thartirës alfa-linolenike dhe thartirës gama-linolenike.

Kjo bimë erdhi në Evropë nga Amerika Jugore në shekullin XVII. Bëhet fjalë për aguliçen e verdhë, e cila ka lule karakteristike, të verdha, prej nga edhe e ka marrë emrin. Vaji i kësaj bime fitohet me shtypjen e ftohtë të farave të vogla të verdha, transmeton gazeta Kosova Sot.

Thartirat esenciale yndyrore janë të njohura për nga efekti i tyre pozitiv në shëndet, e midis tjerash, mbrojnë edhe nga sëmundjet e zemrës, gjakderdhja në tru, shtypja e lartë e gjakut dhe mbipesha. Njëri nga simptomat e menopauzës është edhe djersitja e tepruar dhe valët e nxehtësisë.

Këtu vjen në shprehje dobia e vajit të kësaj bime. Ai është shumë efikas kundër valëve të nxehtësisë që hasen te femrat në menopauzë. Studimi i bërë në Britani në 70 gra ka treguar se vaji i aguliçes së verdhë zbutë pasojat e menopauzës. 57% e femrave kishin një largim të plotë të problemeve, 22 % kishin ndier një përmirësim të pjesshëm, derisa te 11% nuk kishte pasur ndikim kjo terapi.

Komento