Vajrat natyrale për trajtimin e flokëve të dëmtuar

Vajrat

Vajrat Flokët e shëndoshë luajnë një rol të rëndësishëm në dukjen tuaj, megjithatë është e vështirë të mirëmbahen flokët e tillë, për shkak të numrit të madh të faktorëve, të cilët ndikojnë në dëmtimin e tyre.

Megjithatë, lajmi i mirë është që ekzistojnë një sërë vajrash natyrale, të cilat ju ndihmojnë në trajtimin e flokëve të dëmtuar ,raporton Gazeta Kosova Sot

VAJI I AVOKADOS Vaji i avokados përmban një numër të madh të lëndëve ushqyese, acideve yndyrore dhe aminoacideve, si dhe vitaminë A, B, D dhe E. Ky vaj ju ndihmon në forcimin e flokëve dhe në rikthimin e shkëlqimit natyral. Për më tepër, vaji i avokados është i mrekullueshëm edhe si zbutës natyral.

VAJI I KASTORIT Vaji kastorit më së shumti njihet për faktin që ndihmon në rritjen e flokëve. Mirëpo, përveç kësaj, vaji i kastorit ndihmon edhe në parandalimin e dobësimit të flokëve si dhe në zbutjen e tyre. Si rezultat, trajtimi i rregullt i rrënjëve të flokëve dhe lëkurës së kokës me vaj kastori ju ndihmon t’i hiqni qafe flokët e thatë.

VAJI I ULLIRIT Për shkak të asaj që njihet si një zbutës i përkryer, vaji i ullirit është vaji më i përdorur në kujdesin ndaj flokëve. Për më tepër, ky vaj ndihmon në rikthimin e elasticitetit të humbur të flokëve, eliminimin e zbokthit, si dhe në furnizimin e flokëve me antioksidues.

VAJI I ROZMARINËS Vaji i rozmarinës është një stimulues i shkëlqyer i rritjes së flokëve, si dhe parandalon rënien e parakohshme të qimeve të flokëve. Për më tepër, ky vaj çudibërës është i mrekullueshëm edhe në shtyrjen e shfaqjes së thinjave të flokëve.

VAJI I BAJAMEVE Vaji i bajameve vepron si mbështjellës. Me fjalë të tjera, ky vaj krijon një lloj shtrese mbrojtëse në flokë, i zbutë ata dhe kontrollon rënien e flokëve. Nëse vaji aplikohet drejtpërsëdrejti në lëkurë të kokës, ai ndihmon në qetësimin e kruajtjeve dhe përmirëson qarkullimin e gjakut

VAJI I KOKOSIT Vaji i kokosit është shumë më i lehtë sesa shumica e vajrave dhe vetitë pozitive të tij janë dëshmuar shkencërisht. Ky lloj vaji ju ndihmon në furnizimin e flokëve me lëndë të nevojshme ushqyese nga rrënjat deri në majë, duke i pajisur flokët me proteina të nevojshme.

Komento