Vajzat nuk hiqet dore nga minifundet

Vajzat nuk hiqet dore nga minifundet

Vajzat nuk hiqet dore nga minifundetTemperaturat e diteve te fundit kane ndryshuar garderoben e te gjitheve. Artileria e rende e veshjeve eshte nxjerre nga harresa. Por per disa asgje nuk duket te kete ndryshuar. Ato jane vajzat e minifundeve.

Rebelet e temperaturave jane nje fenomen gati gati ekzotik. Moti i ftohte, reshjet, apo qofte edhe ngrica nuk kane mundur t’i bindin keto vajza qe te heqin dore nga nje minifund qe nuk i le shume vend imagjinates.

Duke tentuar te kuptojme fenomenim nje nga zgjidhjet ishte biseda me nje psikologe. Denada Toce pranoi te na tregonte pse-ne e kesaj zgjedhje. “Eshte e natyrshme te kerkojme vemendjen e te tjereve. Minifundi ka dale si mode ne fund te viteve ‘60 dhe erdhi si nevoje per te nxjerre ne pah seksualitetin e njeriut”, shprehet ajo.

Ne morine e te dashuruarave pas minifundit ka nga ato qe e mohojne nje fakt te tille dhe bejne kompromise te vogla si shoqerimi me aksesore te tjere por shume transparent. Por sidoqofte nga minifundi nuk hiqet dore.

Stilistja Jona Muca me siguri di shume mbi kete teme madje eshte nje mbeshtetese po aq e flakte e minifundit sa edhe adoleshentet por… “Nese ua lejon fiziku e mosha, minifundet jane gjeja me normale qe mund te perdorin por duhet te kene kujdes ato vajza qe nuk ua lejon fiziku”, thote Jona./tch/

Komento