Vaksina e re që do të shkatërrojë 70% të qelizave kancerogjene?

Vaksina e re që do të shkatërrojë 70% të qelizave kancerogjene?

Ekspertët amerikanë kanë zhvilluar vaksinën e cila nuk shkatërron qelizat e kancerit, por nxit sistemin imun që vetë t’i shkatërrojë ato. Në treg do të mund të shfaqej që në vitin 2020.

Kjo vaksinë e re është shpresë për shumë të sëmurë nga kanceri i gjirit. Kjo vaksinë e zbuluar në universitetin e Gjeorgjisë dhe ata të klinikës Majo do të mund të ndikonte në shtatë nga dhjetë qelizat kancerogjene.

Gjatë testeve kjo vaksinë ka shkatërruar 80% të kancerit, përderisa ata besojnë se të njëjtin ndikim do të mund ta kishte edhe kundër kancerit të prostatës, në zorrë dhe vezore. Në vend se të sulmojë kancerin siç bëjnë edhe shumica e ilaçeve të tjera, vaksina forcon sistemin imun për ta luftuar kancerin. Vaksina “trajnon” sistemin imun ta njohë sheqerin dhe t’i shkatërrojë qelizat e kancerit.

– Qelizat kanë një mënyrë të veçantë të parandalimit të punës së sistemit imun me hedhjen e sheqerit në sipërfaqen e qelizave të tumorit, kështu që ato udhëtojnë nëpër trup. Në mënyrë që sistemi imun ta njohë sheqerin i nevojitet vaksina e përbërë prej tri pjesëve, thotë për “Daily Mail” autorja e studimit profesoresha Sandra Gendler.

Vaksina aktivizon tri komponente të sistemit imun, i cili zvogëlon qelizat e tumorit për 80%, thekson bashkautori i studimit profesori Girt-Jan Bins. Hulumtuesit theksojnë se më shumë 70% e të gjitha qelizave vdekjeprurëse janë të ‘ndjeshme’ ndaj vaksinës. “Në të ardhmen, si meshkujt po ashtu edhe femrat që kanë dispozicione gjenetike të tilla, do duhej ta marrin këtë vaksinë në mënyrë që të parandalojnë shfaqjen e qelizave tumorale.

Komento