Vaksina universale kundër gripit mund të jetë në disponim për disa vjet

Vaksina universale kundër gripit mund të jetë në disponim për disa vjet

Shkencëtarët janë edhe një hap më afër krijimit të supervaksinës kundër gripit duke përdorur molekulat të cilat i ndajnë shumica e llojeve të viruseve. Hulumtuesit kanë identifikuar molekulat pas nënshtrimit ndaj virusit të gripit të vullnetarëve të shëndetshëm.

Hulumtimi është kryer ashtu që vullnetarët janë infektuar me lloje të ndryshme të viruseve të gripit dhe disa kanë mbetur të shëndetshëm duke iu falënderuar koncentrimit të madh të qelizave specifike të quajtura limfocitet-T.

Prandaj shkencëtarët shpresojnë që do të krijojnë vaksinë të tillë me të cilën do të nxisin krijimin e rritur të qelizave të lartpërmendura dhe që zbulimi i ri madje të mund të mbrojë njerëzit nga të gjitha llojet e gripit në vetëm pesë vjet.

Injeksionet momentale kundër gripit prodhojnë përgjigje të antitrupave në molekulat sipërfaqësore të cilat ndryshojnë me shpejtësi për të qenë gjithmonë një hap para sistemit të imunitetit.

“Virusi i grupit ka ndikim global, ndërsa rreziku nga pandemitë e mëtejshme është i vërtetë. Shumica e vaksinave kundër gripit mbron vetëm nga lloje e njohura të gripit me krijimin e antitrupave në gjak, por virusi i gripit ka aftësinë për të ndryshuar shpejt. Kemi përcaktuar rolin e rëndësishëm të qelizave-T të cilat njohin virusin dhe të cilat do të mund të mbrojnë nga shumica apo madje edhe të gjithë llojet e gripit sezonal dhe pandemik”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit, dr. Tom Wilkinson nga Universiteti në Southampton.

Ky hulumtim ka treguar që vaksinat që stimulojnë qelizat-T mund të jenë opsion i shkëlqyeshëm, por ka nevojë për më shumë punë për të qenë të sigurt në një qasje të tillë. Hulumtimi është botuar në numrin më të ri online të revistës “Nature Medicine”.

Komento