Varësia nga interneti së shpejti çrregullim

Varësia nga interneti së shpejti çrregullim

Personat të cilët kalojnë shumë kohë në internet së shpejti ka gjasa të kualifikohen si të varur. Çrregullimi i përdorimit të internetit do të përfshihet në çrregullimet mendore.

Përfshirja e varësisë nga interneti në mesin e varësive të tjera tashmë për një kohë ka qenë temë e debateve të shumta.

Ekspertët mendojnë se varësia nga interneti është vetëm produkt sekondar i një gjendjeje më serioze, siç janë njerëzit të cilët vuajnë nga nervozizmi dhe internetin e përdorin më shumë se të tjerët.

Ekspertët nga Australia mendojnë që edhe përdorimi i tepruar i pajisjeve të tjera siç janë ‘tablet’-ët, do të mund të nënkuptohej si një çrregullim i varësisë. “Te fëmijët, luajtja e lojërave është një problem i dukshëm”, ka deklaruar Majk Kirios nga Shoqata e Psikologëve të Australisë.

Hulumtimet e mëhershme kanë zbuluar se tinejxherët e varur nga interneti kanë ndryshime strukturore brenda trurit, si për shembull më pak materie të hirtë në krahasim me personat të cilët nuk janë të “varur”.

Komento