Vdes 9 vjeç pas një infeksioni të rëndë, ja çfarë zbulon familja pas 50 vitesh

3

Paul Trench, raporton Mirror, ndërroi jetë në vitin 1967 pas një infeksioni misterioz, mjekët nuk mundën dot që të zbulojnë se çfarë kishte vogëlushi e për rrjedhojë nuk ja dolën dot që t’i shpëtonin jetën.

I vëllai i tij, Ray Trench, nuk reshti kurrë së kujtuari duke i ruajtur dhe mos i prekur ndër vite gjërat në dhomat e tyre.

Para disa ditësh duke shfletuar një enciklopedi të vjetër zbuloi diçka që për 50 vite i kishte shpëtuar.

Bëhet fjalë për një letër të vjetër për babagjyshin e Vitit të Ri.

Një letër e vitit 1966, mbi të cilin vogëlushi 9-vjeçar kishte shkruar dëshirat e tij për Krishtlindje.

Një tavolinë futbolli me ekipet e Anglisë dhe Argjentinës, ndonjë autobus dhe ndonjë makinë.

Letra është publikuar në rrjete sociale dhe është vlerësuar si më prekësja që i është dërguar ndonjëherë babagjyshit.

Komento