Veçoritë e dhimbjes së kokës

Veçoritë e dhimbjes së kokës

Dhimbja e kokës është një shqetësim shëndetësor, i cili mund të shfaqet në çdo çast të jetës sonë.

Ashtu sikundër dhimbjet akute mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme, edhe dhimbjet kronike të kokës pranohen si një sëmundje më vete.

Dhimbjet e kokës lindin zakonisht nga sytë, sëmundjet KBB apo dhëmbët. Kurimi i dhimbjeve të tilla të kokës është i lehtë. Por dhimbja e kokës mund të jetë edhe shenjë e një tumori brenda kafkës apo e ndonjë sëmundjeje organike siç është hemorragjia cerebrale. Për këtë arsye personat të cilët më parë nuk kanë pasur dhimbje të forta koke dhe më pas i janë shfaqur në mënyrë akute duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Dhimbjet akute të kokës, transmeton Starti njfitimin, mund të shfaqen edhe si rezultat i infeksioneve të lindura nga sistemet tjera, sëmundjet e ndryshme hormonale apo tensioni i lartë.

Ul cilësinë e jetës

Dhimbjet kronike të kokës janë dhimbje të cilat vazhdojnë për një kohë të gjatë. Dhimbjet e forta dhe kronike ndikojnë negativisht në jetën sociale, profesionale të personit dhe ulin cilësinë e jetesës. Prandaj në radhë të parë duhet parë dhimbja në kuadrin e një sëmundjeje dhe jo si shenjë e ndonjë sëmundjeje tjetër. Në mes të dhimbjeve më të shpeshta kronike mund të përmendim migrenën dhe tipin e tensionuar. Këta dy lloj dhimbjesh shfaqin ngjashmëri mes tyre dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë t’i dallosh nga njëra tjetra.

Veçoritë e migrenës

Janë dhimbje të cilat fillojnë lehtësisht e më pas shndërrohen në dhimbje shumë të forta koke ose qafe. Dhimbja zakonisht përhapet në një pjesë të kokës dhe vazhdon të paktën për disa orë. Më pas i sëmuri ndihet i lodhur e i sfilitur. Migrena shoqërohet edhe me shenja të tjera para dhe pas dhimbjes.

Ato janë:

* kapsllëk ose diarre,

* nervozizëm,

* përzierje, të vjella,

* ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës apo erërave të ndryshme,

* ndjeshmëri në lëkurën e kokës,

* zgjerim i enëve të gjakut,

* dhimbje edhe në pjesë të tjera të trupit,

* ulje e ndjesisë së prekjes.

Dhimbje koke e tensionuar

Veçoria më e rëndësishme është shfaqja e saj në trajtën e një dhimbjeje shtrënguese e cila fillon nga zona e qafës dhe ngjitet lart. Të sëmurët shpeshherë e përshkruajnë këtë dhimbje sikur të është futur koka në kurth. Krahas kësaj mund të shfaqen dhe ndjesia e djegies, ndjeshmëri me prekje. Ekzistenca e pikave nxitëse të cilat bëhen shkak i shfaqjes së dhimbjes së krijuar nga presioni i ushtruar në muskujt e kokës, qafës apo shpatullave është një zbulim i rëndësishëm. Dhimbja e kokës mund të nxitet edhe nga shumë faktorë të ndryshëm si gjumi i pakët apo i tepërt, konsumimi i tepërt i alkoolit, ekspozimi ndaj zhurmave apo problemet tjera shëndetësore.

Si mund t’i dalloni këto dy lloj dhimbjesh?

Ndërkohë që të sëmurët me migrenë kërkojnë një vend të qetë e pa dritë ku të strehohen, të sëmurët me dhimbjen e tensionuar kërkojnë të shëtisin e të dalin jashtë. Pra personat me migrenë preferojnë të shtrihen ndërsa të tjerët mund të vazhdojnë aktivitetet e përditshme.

* Në të kundërt të migrenës dhimbja e tensionuar e kokës nuk prek vetëm një zonë të kokës. Ajo përhapet edhe më shumë. Shtohet gjatë ditës dhe vazhdon për disa orë.

* problemet në shikim të cilat mund të shfaqen para migrenës në llojin tjetër të dhimbjes nuk shfaqen.

* ndonjëherë migrena dhe dhimbja e tensionuar mund të shfaqen dhe bashkë. Tek një i sëmurë i cili vuan nga migrena është parë shndërrimi i dhimbjes së tij në tipin e dhimbjes së tensionuar dhe shenjat e kësaj dhimbjeje të dalin në plan të parë.

Krahas ushtrimeve relaksuese edhe ilaçet depresive janë shumë efektivë në kurimin e dhimbjes së tensionuar. Ndër metodat e tjera kuruese krahas ilaçeve mund të përmendim edukimin relaksues dhe aparaturat e quajtura Bio-feedback. Në kura të tilla bëhen injeksione në vende të ndryshme të përcaktuara si pika nxitëse të dhimbjes në zonën e kokës, qafës dhe shpatullave dhe në këtë mënyrë dhimbja mbahet nën kontroll.

Ka dhe lloje të tjera

* dhimbjet e tipit migrenë,

* dhimbje e tensionuar e kokës,

* dhimbje e përzierë pra edhe e tensionuar edhe migrenë

* dhimbje tjera të kokës përveç migrenës

* dhimbje koke e lidhur me shkaqe psikiatrike,

* dhimbje koke e lidhur me inflamacionin brenda kokës,

* dhimbje të lindura nga syri, veshi, dhëmbët, hunda dhe sinuset

* dhimbjet e lindura nga struktura të qafës

Komento