Vëmendja, ilaçi më i mirë

Vëmendja, ilaçi më i mirë

Nëse dëshironi t’i ndihmoni dikujt, atëherë më së miri do të ishte ta dëgjoni me kujdes dhe t’i ofroni gjithë vëmendjen që e meriton.

Personi juaj më i dashur ka vendosur që t’i qajë hallet me ju dhe të ju tregojë se çfarë e mundon, përkundër gjithë ilaçeve të tjera që i janë përshkruar nga mjeku, ndërsa ju me gjithë fuqinë mundoheni ta gjeni zgjidhjen e dhimbjeve dhe problemet e saj.

Më së miri do të ishte që të përqendrohuni vetëm në atë që ta dëgjoni në mënyrë reale. Kjo do të ishte ndihma dhe ilaçi më i mirë për fillim. Po ashtu, për shërim të brendshëm përdorni ilaçet, por në situata të tilla njerëzit kërkojnë mbështetje te më të afërmit, në mënyrë që dhimbjet së paku t’i ndajnë përgjysmë.

Nëse dëshironi t’i ndihmoni dikujt, atëherë përveçse e shikoni me vëmendje, duhet edhe ta dëgjoni me vëmendje. Pra, me rëndësi është ta hapni zemrën, jo vetëm veshët.

Mjekë të famshëm botërorë theksojnë se edhe “fjala” shëron.

Komento