Venat e zgjeruara – si t’i trajtojmë në mënyrë natyrale

Venat-zgjeruar

Venat-zgjeruarVenat e zgjeruara janë problem i shumë njerëzve. Duket se me to bëhet betejë e vazhdueshme. Në vijim ju sjellim disa këshilla se si ta trajtoni në mënyrë natyrale këtë problem.

Probleme me venat e zgjeruara kanë më shumë se 50 për qind e njerëzve në moshën e mesme dhe zakonisht është fjala për venat e këmbëve. Nëse qëndrojmë një periudhë më të gjatë në këmbë, presioni në vena rritet madje për 10 herë, ndërsa gratë janë zakonisht më të prekura, veçanërisht në vitet e mëvonshme dhe në shtatzëni.

Me kalimin e kohës, muret e venave hollohen, dhe mund të shfaqen edhe probleme të tjera të lidhura shëndetësore.

Ushqimi
Ushqimi mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në problemet me venat. Nëse keni predispozita (punoni një punë që kërkon të qëndroni shumë kohë në këmbë ose ulur) ose mjeku ju ka paralajmëruar se është koha që të keni kujdes, mendoni për ndryshimin e dietës. Ju nevojiten shumë fibra të shëndetshme – perime, fruta, bishtajore dhe drithëra, të cilat i stimulojnë lëvizjet peristaltike të shtresës muskulore të traktit gastrointestinal. Nëse keni kapsllëk, për shkak të mungesës së fibrave, shfaqet presioni në lukth, i cili e pengon qarkullimin e duhur të gjakut në këmbë. Kjo natyrisht i dobëson venat me kalimin e kohës, gjë që çon në zgjerimin, dhimbjen, dhe tek disa njerëz edhe shfaqjen e hemorroideve.

Konsumi i flavonoideve konsiderohet si më i rëndësishmi, i fokusuar në problemet me venat e zgjeruara. Konsumoni sa më shpesh murriza, qershi, boronica, manaferra, stafidhe. Ato janë të pasura me proantocianine, antocianine dhe flavonoide, pigmente që e përmirësojnë funksionin e sistemit vaskular. Flavonoidet janë të pasura edhe me hikërror, ekstrakt të farave të rrushit dhe lëvozhgës së pishës.

Gështenja e egër. – Të gjithë ata që kanë probleme me venat dhe hemorroide janë bindur me vetitë e dobishme të gështenjës së egër. Kremrat mund t’i gjeni nëpër barnatore, kurse nëpër internet mund të lexoni edhe se si ta bëni ilaçin tuaj shtëpiak për vena. Nëse e merrni ekstraktin e gështenjës së egër disa ekspertë rekomandojnë 250 mg në ditë.

Gotu kola. – Bëhet fjalë për një bimë veçanërisht të shëndetshme, e cila prej kohësh përdoret në mjekësinë kineze dhe konsiderohet si një “burim i rinisë”. Në disa bio-dyqane mund të gjeni ekstrakte të kësaj bime dhe kundër venave të zgjeruara i merrni përmes rrugëve orale. Përveç shumë përfitimeve të tjera, ky ekstrakt është dëshmuar të jetë i shkëlqyer për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Rrushkulli shpues. – Kjo bimë e vogël tek ne, dhe në të gjithë Evropën, përveç gështenjës së egër është në krye të listës kur është fjala për trajtimin e venave të zgjeruara. Për këmbët e fryra dhe venat e dhimbshme përdoret zakonisht duke e fërkuar në formën e xhelit dhe kremit. Është efektiv, sepse përmban ruskogenine, të cilat veprojnë në mënyrë antiinflamatore dhe të dobishme në enët e gjakut.

Gingko biloba. – Kjo bimë e popullarizuar është e shkëlqyer për venat e zgjeruara – i forcon muret, e përmirëson transferimin e oksigjenit dhe qarkullimin e gjakut. Është veçanërisht e mirë për të ashtuquajturat venat merimangë (telangiectasias) dhe rekomandohet marrja e 40 mg ekstraktit të gingko biloba tri herë në ditë derisa venat merimangë nuk largohen.

Uthulla e mollës. – Është ilaç shumë i dobishëm dhe i thjeshtë për venat e zgjeruara – e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe i redukton venat merimangë. Nevojitet që vetëm një garzë, leckë pambuku ose pëlhurë ta lagni me uthull molle dhe ta vendosni në venat e dhimbshme. Mbajeni atë për 15 deri 20 minuta. Përsëriteni procesin dy herë në ditë për një muaj. /Telegrafi/

Komento