Vera e kuqe, e shëndetshme vetëm nëse jeni të sëmurë

Vera e kuqe, e shëndetshme vetëm nëse jeni të sëmurë

Hulumtimet e doktorit Samuel Klein nga ‘Washington University’ kanë treguar se vera e kuqe nuk ka kurrfarë efekte pozitive metabolike te femrat e shëndosha të moshës së mesme.

Vera e kuqe përmban substancën e quajtur “resveratrol”, i cili zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe zgjat jetëgjatësinë. Shitja e kësaj substance është rritur në masë të pabesueshme, sepse besohet se zvogëlon sasinë e sheqerit dhe yndyrës në gjak, si dhe ul shtypjen e gjakut.

Për dallim nga disa hulumtime të mëhershme, ky hulumtim ka treguar se femrat e shëndetshme, të cilat kanë kaluar përmes menopauzës, e që kishin marrë sasi të lartë të kësaj substance, nuk kishin kurrfarë efektesh pozitive në shëndet në krahasim me femrat që nuk e kishin përdorur.

“Hulumtimi ynë ka treguar se kjo substancë nuk ka kurrfarë efekte pozitive metabolike te femrat e shëndosha të moshës së mesme. Është shumë e mundur që kjo substancë ndikon vetëm tek njerëzit me çrregullim metabolik”, shpjegoi doktor Samuel Klein.

Sipas këtij ekipi të mjekëve dhe hulumtuesve, mbetet edhe shumë për t’u bërë rreth kësaj teme. /Telegrafi/

Komento