Vetëm dhjetë hapa për fytyrën si duhet

Vetëm dhjetë hapa për fytyrën si duhet

Vetëm dhjetë hapa për fytyrën si duhetËshtë koha që të mësoni si ta konturoni fytyrën tuaj

1. Përgatiteni lëkurën duke aplikuar në të serum, i cili do të shtrëngojë dhe bëjë kanavacë të përsosur përmes së cilës do të shmangni hijet.

2. Aplikoni pudër të lëngshme, duke filluar nga mesi i fytyrës dhe duke e përhapur lehtë drejt këndeve dhe duke e ekuilibruar ngjyrën e tenit.

3. Theksuesin e lëngshëm aplikojeni në pjesët e fytyrës, të cilat pjesë dëshironi t’i theksoni. Bëhet fjalë për prodhimin pa shkëlqim, derisa për një nuancë është më i ndritshëm se sa pudra e lëngshme që aplikohet në qendër të hundës, ballit dhe mjekrës dhe gjithë trekëndëshi bashkohet në linjën e syve, rrënjën e hundës dhe kanalin e lotit.

4. Me një sfungjer të madh shkrini pudrën e lëngshme dhe theksuesin duke i aplikuar nëpër fytyrë, në mënyrë që këndet të mos dallohen.

5. Dukjen e dëshiruar ta theksoni me pudrën pluhur.

6. Përmbajuni cilësisë së zgjedhur, kjo është nëse njëherë fiksoni pudrën e lëngshme me atë pluhur, kjo do të thotë se duhet të vazhdoni me përdorimin e prodhimeve ‘të forta/pluhur. E nëse aplikoni pudër krem mund të vazhdoni me prodhimin e kremit.

7. Konturimi. Para se të filloni, shikohuni në pasqyrë dhe kontrolloni ku ju gjenden zbrazëtirat natyrale në fytyrë, të cilat duhet theksuar me pudrën kontur.

8. Mbushni zbrazëtirat nën zgavrat e mollëzave dhe mos tërhiqni faqet. Pothuajse në mënyrë paralele hijëzoni hapësirën nën mollëza.

9. Theksoni më shumë hapësirat te kapakët e syve, mjekër, eshtrat e nofullës dhe lehtësisht hijëzoni edhe rrënjën e flokut. 10. Kombinoni gjithçka, këto mund të mos vërehen, bëhet fjalë për lojën, transmeton gazeta Kosova Sot.

LËKURË E NDRITSHME • Ndriçuesin e lëngshëm e zëvendësoni me bazën që përmban shkëlqim. + Theksoni shtesë vetullat në mënyrë që të ekuilibroni fytyrën e hijëzuar.

LËKURË E YNDYRSHME – Pudrën kontur zëvendësojeni me bronzues për efekt më intensiv. + Në kapakët e syve hidhni hijen e artë bezhë

LËKURË E ERRËT – Pudrën kontur e zëvendësoni me atë në shumë nuanca, e hijëzoni fytyrën bë disa tone bronzues.