Home » Ushqim » Vetite e bimes Aloa Vera

Vetite e bimes Aloa Vera

Aloe Vera është një bime shumë e dobishme dhe e preferuar e Pejgamberit Muhamed (savs). Kajs bin Rafi al-Qatsi transmeton se i dërguari as ka thënë: “Aloe eshte një kurë e sigurt për sëmundjet.”

Në disa zona të botës si ne Ameriken e Jugut, Aloe Vera quhet si bima magjike kurse ne disa shtëpi përdoret vetem kjo bime per te gjitha semundjet.

Studimet e hershme (në fillim të ‘900) konfirmuan vetitë e pabesueshme qe ka kjo bime e Kristofor Kolombo e pershkruan bimen si “Mjeksia ne vazo” Studimet klinike në 1935 raportuan ne përdorimin e Aloe Vera per trajtimin e djegieve dhe rrezatimet.

Në fakt, rastet e dokumentuara të djegieve nga rezatimi me viktimat në Japoni treguan se Aloe Vera shëroi djegiet me shpejt se cdo metode tjeter. Që nga vitet ’70 kërkimet mbi vetite e saj medicinale janë rritur shumë, veçanërisht për të verifikuar fusha të ndryshme të përdorimit. U zbulua se Vera ka veti anti-leucemike dhe anti-tumoriale, anti-inflamatore , stimulon sintezën e ADN-së, zvogëlon nivelin e glukozës dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Studimet ne vitet 90 -te filluan te hetonin përdorimin e aloe veres mbi lekuren dhe demostruan se redukton inflamacionet e lëkurës. Një nga cilësitë e saj unike është se ju nuk keni për ta gatuar apo përgatitur atë për aplikimet e brendshme apo të jashtme, sepse ajo vjen nga gjethet si një xhel i gatshem që mund të përzihet me ujë dhe konsumohet apo aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë .

Aloa vera është i përbërë nga përbërës aktiv dhe ushqyes të shumta që nga prezenca e mucoploisacaridit (sheqernat komplekse) dhe mbi 150 komponent aktive të tille si minerale, aminoacide, acide organike, fosfolipidet, enzimat, etj ….qe veprojne në sinergji te sjellin përfitime të mëdha në shëndet

Xheli i Aloa Veras kur merret per perdorimin e brendshem

-pastron sistemin e tretjes
-ndihmon për të rigjeneruar rritjen e qelizave të reja lëkurës duke hequr ato të vdekura
-pastron të gjithë trupin
-ndihmon pastrimin e mëlçisë, veshkave dhe sistemit limfatik
-stimulon sistemin imun duke rritur mbrojtjen e trupit
-kryen veprime anti-inflamatore në sistemin e tretjes
-ekuilibron pH dhe florën bakteriale gastrointestinale (rastet e gastritit, ulcerave, kolitit, sëmundjeve të -lukthit,sëmundjeve te zorrëve, mëlçisë…
ka veti antioksiduese, rigjeneruese, hidratuese dhe anti-moshe

Aloa Vera kur ka perdorim te jashtem eshte

-anti-inflamator
-qetësues,
-mjet anastezik,
-freskues
-shëron ne menyre te perkryer ekzemën, lekuren e irrituar dhe djegiet, djegiet nga dielli, pickimet e -insekteve, kruarjet, pezmatimet e lëkurës .
-përdoret për fërkim kundër migrenës.

Në këtë kuptim, Aloe Vera është një nga bimët më të dobishme qe duhet te keni ne vazo ne shtepi. E meta e saj eshte se zakonisht perdorimi eshte shume i rende per fëmijët, grate shtatzëna ose pleqte per ta perdorur ne menyre te brendshme.

Në disa raste, njerëzit kanë pasur reagime të lëkurës duke treguar se edhe pse është e dobishme, ajo duhet të përdoret me kujdes.Pergatiti Vetite e frutave dhe perimeve.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress