Vetitë shëruese të susamit

Vetitë shëruese të susamit

 Vetitë shëruese të susamitSe susami është shërues e konfirmon edhe përmbajtja me vitamina B, A, E, niacinë, minerale të shumta si kalcium, kalium dhe magnez, fosfor, hekur, zink dhe selino. Farat e selamit janë burim i vërtetë për shëndetin.

Vetitë shëruese

Problemet dentare: susami forcon dhëmbët dhe ndikon në shëndetin e pjesës së brendshme të gojës, zvogëlon infeksionet, forcon dhëmbët.

Forcon sistemin kardiovaskular: susami ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ul rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Shëndeti i lëkurës: vaji i susamit zbut irritimet në lëkurë, sidomos për faktin se është i pasur me vitamina E dhe zink që ndikojnë në shëndetin e lëkurës dhe në elasticitetin e saj si dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Analgjetik: vendosja e susamit në hapësirat ku ndjeni dhimbje i pakëson ato si dhe ndihmon te qarkullimi jo i mirë dhe ënjtjet.

Afrodiziak: Në Indi gjithmonë kanë besuar në fuqinë prej një afrodiziaku në susam, e me konsumimin e rregullt e shëroni impotencën dhe përmirësoni organet vitale.

Dhimbjet menstruale: susami pakëson dhimbjet që shfaqen gjatë ciklit menstrual, si dhe ngërçet.

Komento