Vetitë shëruese të vajit të kokosit

Vetitë shëruese të vajit të kokosit

Vetitë shëruese të vajit të kokositPërshpejton metabolizmin: Vaji i kokosit ndihmon që me shpejtësi të humbni në peshë, duke përshpejtuar metabolizmin tuaj.

Tretje më të mirë: Vaji i kokosit vepron si lubrifikant në traktin digjesitv, ashtu që ushqimi që e keni ngrënë të kalojë më lehtë përmes lukthit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Trajtimi i ulcerës: Nëse vuani nga ulcera, vaji i kokosit ndihmon në rindërtimin e mureve të zorrëve tuaja, në mënyrë që ushqimi juaj të tretet më lehtë.

Ekuilibron sheqerin në gjak: Vaji i kokosit mund ta përmirësojë tolerancën tuaj ndaj glukozës derisa ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm.

Ekuilibron hormonet: Gjëndrat tiroide dhe veshkat punojnë më mirë nëse vajin e kokosit e konsumoni rregullisht.

Për tru më të shëndoshë: Vaji i kokosit ndihmon në parandalimin e shfaqjes dhe trajtimin e sëmundjes së Alzheimer-it.

Për sistem të fortë imun: Yndyrat në vajin e kokosit posedojnë acidin lurik, që shndërrohet në monolaurinë, një lloj i monogliceridës që vret virozën dhe bakteret.

Shëron infeksionin me kërpudha “kandida”: Ky infeksion dhe parazit mund të vritet nga acidi larik, që gjendet në vajin e kokosit.

Shëron dhimbjet e veshit: Nëse keni një infeksion, si dhimbjet e veshit, shtoni një sasi të pakët të vajit të kokosit dhe shtoni pak hudhër. Këtë e përdorni në veshin tuaj.

Vret morrat: Kombinoni me farat e ekstrakteve të anisit, përdorni vajin e kokosit për të hequr qafe morrat.

Trajton fytin e tharë: Shtoni një lugë të vajit të kokosit në lëngun ngrohtë të limonit për ta trajtuar fytin e irrituar.

Largon ethet: Vaji i kokosit thuhet se posedon substanca që largon ethet.

Shëron hemorroidet: Ndihmon tek ënjtja e hemorroideve dhe jua largon nga dhimbjet.

Largon zbokthin: Vajin e kokosit së bashku me të rozmarinës e vendosni në flokë për të hequr qafe zbokthin.

Përmirëson cilësinë e flokëve: Lagni flokët tuaja me vaj kokosi, një natë para se të bëni një dush.

Komento