Vetmia përshpejton plakjen

Vetmia përshpejton plakjen

Dhimbja e shkaktuar nga vetmia krijon ndryshime në trup, të cilat, sipas një hulumtimi, përshpejtojnë procesin e plakjes dhe shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Me plakjen e njerëzve funksionet e tyre kardiovaskulare zvogëlohen dhe bëjnë që vetmia ta përshpejtojë këtë proces. Shkencëtarët kanë anketuar 182 meshkuj nga mosha 18 deri në moshën 30 dhe 65 deri 80 vjeç. Atyre u ishte dashur të mbajnë fjalime dhe të kryejnë disa eksperimente mendore në laborator.

U ishte matur shtypja e gjakut para dhe pas kohës së eksperimentit. Siç edhe ishte pritur, të vjetrit kishin shtypje më të lartë të gjakut dhe stres kardiovaskular sesa të rinjtë. Edhe pse disa hulumtime paraprake tashmë kishin gjetur lidhjen midis vetmisë dhe stresit kardiovaskular, kjo është hera e parë që në të njëjtin hulumtim mund të krahasohen rezultatet midis të rinjve dhe të moshuarve.

Komento