Vezët kundër kilogramëve

Vezët kundër kilogramëve

Vezët, sipas hulumtimeve të fundit, futen në kategorinë e superushqimeve pasi që e përmirësojnë gjendjen shëndetësore dhe janë shumë të efektshme në luftën kundër kilogramëve të tepërt.

Ekspertët pohojnë se vezët janë ndër përbërësit më ushqyes, dhe për efektin maksimal të tyre rekomandohet se paku një në ditë.

– Burim i pasur i proteinave: Ata kanë zbuluar se vezët, edhe pse kanë pak kalori, janë burim i pasur i proteinave dhe janë plot me përbërës të rëndësishëm, sidomos vitaminës D dhe B12, selenit etj.. Sipas këtij hulumtimi, vezët nga burimet e tyre të proteinave, më së shumti janë të pasura me kombinimin e aminoacideve të cilat janë thelbësore për zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Niveli i lart i antioksidantëve që u gjet në vezë ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të syve. “Përbërësit e pasur që i ka veza e bën atë të shkëlqyeshme dhe nuk është e tepërt ta quajmë edhe superushqim, dhe kjo është njëri ndër ushqimet më të shëndetshme. Vezët janë ushqim ideal për secilën periudhë të jetës, dhe përveç kësaj, shumë lehtë përgatiten dhe janë të shijshme“, tha dr. Carrie Ruxton, eksperte që e ka udhëhequr hulumtimin.

– Sasia e çmueshme e vitaminës D: Vezë veçanërisht duhet që të hanë personat e rinj, personat që nuk pinë qumësht dhe ata që konsumojnë tepër mish, rekomandojnë ekspertët. I rëndësishëm është edhe fakti se në vezë gjendet sasia e çmueshme e vitaminës D, e cila sipas zbulimeve të fundit, është tejet e rëndësishme për forcimin e imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, në radhë të parë të gripit dhe kancerit, ndërsa vetëm një vezë përmban 20 për qind të nevojave për vitaminën D në ditë.

Vezët, po ashtu, luajnë rol të rëndësishëm edhe në humbjen e kilogramëve, ndërsa ajo e madhësisë mesatare ka vetëm 80 kalori. Studimi ka treguar se konsumimi i një apo dy vezëve në ditë tek shumica e njerëzve nuk e ngrit nivelin e përgjithshëm të kolesterolit.

Komento