Viagra mund t’ua kthejë shikimin të verbërve!

4

Një eksperiment dyvjeçar i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Kolumbias në New York sugjeron se pilulat e vogla gjegjësisht Viagra, mund të parandalojnë humbjen e mëtejshme të shikimit dhe mund të riparojë edhe dëmet që tashmë janë bërë, shkruan Dailymail

Arsyeja e gjithë këtij eksperimenti është verbëria e madhe në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 600,000 britanikë që mendohet se kanë pësuar një humbje të shikimit si rezultat i kësaj.

“Viagra ofron potencial të rëndësishëm për mbajtjen dhe rimëkëmbjen e shikimit. Është e dukshme që pacientët kanë mbetur stabil dhe ka një përmirësim të ndjeshëm viziv te një pjesëmarrës”, shtuan hulumtuesit.

Profesori Sobha Sivaprasad nga Kolegji Mbretëror i Oftalmologëve tha se gjetjet e viagra ishin inkurajuese, ndonëse studimi ishte i vogël.

“Tani kemi nevojë për studime më të mëdha për të replikuar këto zbulime përpara se viagra të përdoret si një trajtim”, paralajmëroi ajo.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që viagra mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë sëmundjesh, nga sulmet në zemër dhe sëmundjet e mushkërive deri tek çmenduria.

 

Komento