Virus i ri dhe i rezikshëm po alarmon SHBA-në

Virus i ri dhe i rezikshëm po alarmon SHBA-në

Një mikrob misterioz dhe i rrezikshëm alarmon SHBA-në. Quhet “Cryptococcus Gattii” dhe është venë re në disa njerëz ku ka prekur mushkëritë dhe trurin.

Pjesa më e madhe e të prekurve janë në veri-lindje të SHBA-së dhe origjina e këtij mikrobi është sub-tropikale.

Për momentin të dhënat për numrin e të prekurve janë jo shumë shqetësuesve por kërkuesit kanë vënë re se ky mikrob po pëson mutacion dhe po përhapet me shpejtësi në gjithë Amerikën.

Pas studimeve të para është dalë në përfundimin se ky mikrob është një varietet i ri dhe nuk kishte ekzistuar asnjëherë në Kanada nga ku ka ardhur. Mikrobi sulmon si njerëzit ashtu edhe kafshët dhe për momentin nuk ka asnjë trajtim mjekësor.

Komento