Virusi Human Papilloma

Virusi Human Papilloma

Çfarë është virusi human papilloma (HPV)?
Virusi human papilloma (HPV) paraqet një grup te viruseve që shkaktojnë infeksion të lëkurës dhe mukozës

Virusi human papilloma (HPV) paraqet një grup te viruseve që shkaktojnë infeksion i lëkurës dhe mukozës tek meshkujt dhe femrat. HPV zhvillohet në qelizat e holla roze të cilat ndodhen në lëkurë, në gojë, në fyt dhe në gjenitale. Janë të njohur më se 100 tipe të ndryshme të HPV-së, të cilat ndahen në dy grupe:

1. HPV me rrezik të ulët

HPV me rrezik të ulët shkakton paraqitjen e kondillomave gjenitale. Ato janë shpesh të lidhura me tipet e HPV-së 6 dhe 11. Përveç këtyre dy tipeve, në mesin e HPV me rrezik të ulët bëjnë pjesë edhe 42, 43, 44. Së pari paraqiten në formë pikash të kuqe dhe më pastaj mund të rriten në pucërrza të kuqe, të padhimbshme.

2. HPV me rrezik të lartë

HPV me rrezik të lartë shkakton paraqitjen e dysplasias së qafës së mitrës (ndryshimet e para-kanceroze të qafës së mitrës) dhe kancerit të qafës së mitrës, nëse nuk shërohet. Zakonisht, HPV me rrezik të lartë nuk shkakton probleme shëndetsore dhe vetvetiu zhduket.

HPV me rrezik të lartë, i cili lajmërohet tërë kohën, është një nga faktorët primarë me rrezik, në paraqitjen e kancerit të qafës së mitrës. HPV me rrezik të lartë që bartet seksualisht, përfshin tipet 16, 18, 25, 26, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58, 59, 68, 69, dhe disa të tjerë.

Si bartet HPV?

HPV më së shpeshti bartet me kontakt seksual, më saktësisht me kontakt direkt me lëkurën e infektuar dhe me mukozën. Nuk ka simptome të dukshme, prandaj shpesh personat nuk e dinë se si ka ardhur deri te infektimi.

Duhet theksuar që HPV mund të bartet edhe krahas përdorimit të kondomëve, prandaj bën pjesë në një nga sëmundjet më të shpeshta që barten seksualisht.

Cilat janë simptomet e HPV-së?

Simptomet më të shpeshtë janë paraqitja e puçrrave apo kondillomave. Rrallëherë si simptom i puçrrave gjenitale lajmërohet kruarja, gjakrrjedhja dhe dhimbja. Megjithatë, në shumicën e rasteve nuk egzistojnë simptome të dukshme të HPV-së.

Simptomet mund të paraqiten pas disa muajsh apo vitesh pasi që personi ka patur kontakt me virusin. Paraqitja e simptomeve mvaret prej tipit të HPV-së i cili gjendet në organizëm.

Si bëhet diagnostifkimi i HPV-së?

Diagnostifikimi i HPV vërtetohet në bazë të rezultateve të PAPA testit apo testet në HPV, brenda të cilit merret një shtupë prej qafës së mitrës për të provuar ekzistencën e qelizave kanceroze apo para-kanceroze. Pas kësaj, mjeku juaj do të kryej, në varësi të rezultateve të testeve të bërë për kolposkopi dhe, nëse është e nevojshme, biopsi.

Si shërohet virusi HPV?

Nuk ka kurë specifike për HPV, por ekspertët rekomandojnë forcimin e sistemit imunitar, sepse në shumicën e rasteve trupi ben luftë të suksesshme vetvetiu kundër virusit.

Parandalimi, egziston një vaksinë kundër HPV, Gardasil, e cila pengon zhvillimin e tipit HPV 16 dhe 18 lloji, të cilët në shumicën e rasteve, shkaktojnë kancerin e qafës.

Për shkak të numrit të vogël të studimeve, vaksina NUK është e rekomanduar për gratë shtatzëna.

A mund të ndikojë negativisht virusi HPV në shtatzëni?

HPV nuk ndikon negativisht në shtatzëni ose në foshnje. Megjithatë, nëse keni lytha gjenital ekziston mundësia që ata të zhvillohen më shpejt gjatë shtatzënisë./bebaime/

Komento