Vitamina D dhe kalciumi nuk janë të dobishëm në menopauzë

Vitamina D dhe kalciumi nuk janë të dobishëm në menopauzë

Dozat e pakta të përditshme me vitamina D dhe kalcium nuk mbrojnë nga pëlcitja e eshtrave si pasojë e osteoporozës, e me këtë rast sipas studimeve të fundit shtohen gjasat për shfaqjen e gurëve në veshka.

Femrat, të cilat shkaku i ndryshimeve hormonale dhe osteoporoza marrin vitamina D shtesë dhe kalcium do të duhej të ndalonin së konsumuari ato.

Ekspertët kanë vërtetuar se si doza prej 250 mg vitamina D në kombinim me 1.000 mg kalcium nuk zvogëlon rrezikun e dëmtimit apo pëlcitjen e eshtrave tek të prekurit nga osteoporoza. Pos kësaj, këto doza të përditshme shtojnë rrezikun e shfaqjes së gurëve në veshka, prandaj do të ishte e udhës që t’i shmangni.

Dozat maksimale që konsiderohen të dobishme dhe të padëmshme për shëndetin janë midis 400 dhe 550 mg vitamina D dhe midis 700 dhe 1300 mg kalcium brenda një dite. Ekspertë të shumtë theksojnë se marrja shtesë e vitaminave dhe mineraleve më shumë i bëjnë dëm organizmit të njeriut se sa që i bëjnë dobi, përderisa dozat e vogla nuk i bëjnë dëm shëndetit të njeriut.

Komento