Vitamina D forcon kockat dhe muskujt

vitamin

vitaminMungesa e saj në trup sjell dobësi muskulore dhe mosrritje të kockave, anemi dhe infeksione në kanalet e frymëmarrjes, transmeton “Zeri.info”.

Vitamina D shërben për përthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon në punën e kalciumit dhe fosforit në trup. Duke bashkëpunuar me kalciumin, ndikon në rritjen dhe shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve gjithashtu në shëndetin e nervave dhe të muskujve.

Mungesa e saj në trup sjell dobësi muskulore dhe mosrritje të kockave, anemi dhe infeksione në kanalet e frymëmarrjes. Duke u rritur fëmija, vihet re deformim i kockave, sepse ato janë të pafuqishme për të mbajtur peshën e tij. Por kur mungesa e saj, është në masa më të mëdha, sjell dobësi të kockave duke shkaktuar kështu dhimbje.

Komento