Vitamina D ul shtypjen e gjakut

Vitamina D ul shtypjen e gjakut

Me konsumimin e vitaminës D mund të ulet shtypja e lartë e gjakut, njëjtë sikur bëhet me ndihmën e disa tabletave.

Hulumtimi i fundit tregon se vitamina D e ul shtypjen e gjakut edhe te personat me diagnozë të hipertensionit.

Mungesa e kësaj vitamine ndërlidhet ngushtë me shtypjen e lartë të gjakut, por deri më tani nuk kishte kurrfarë faktesh se mungesa e kësaj vitamine e bën dallimin.

Ky hulumtim, i cili ishte paraqitur në Londër, ka treguar se ekziston dobi e drejtpërdrejtë në përdorimin shtesë në ushqim të kësaj vitamine, në formë të tabletave, edhe gjatë muajve të dimrit.

Po ashtu, u tha se mënyra më e mirë për t’u pajisur me këtë vitaminë janë rrezet e diellit. Në fakt, rreth 90% e furnizimit me vitaminën D vjen prej rrezeve të diellit, nëpërmjet lëkurës.

Duke marrë parasysh se popujt që jetojnë në hapësirën veriore të globit kanë më shumë nevojë për këtë vitaminë, ata edhe e përdorin më shumë në formë të tabletës, në krahasim me njerëzit e vendeve jugore, të cilëve nuk u mungojnë rrezet e diellit.

Komento