Vitamina D zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut

Vitamina D zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut

Me konsumimin e vitaminave D sipas disa ekspertëve mund të ulë shtypja e lartë e gjakut njëjtë sikurse edhe me marrjen e disa tabletave.

Hulumtimi më i ri tregon se vitamina D zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut edhe tek të sëmurit me diagnozën e hipertensionit. Mungesa e kësaj vitamine ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me shtypjen e lartë të gjakut, por deri më tani nuk kishte fakte se mungesa e kësaj vitamine në gjak e bën dallimin.

Hulumtimi më i ri, i cli ishte paraqitur në takimin e shoqërisë evropiane për hipertension në Londër, kishte vërtetuar se ekziston dobi e drejtpërdrejtë e përdorimit të kësaj vitamine nëse merret si shtesë në mënyra të ndryshme përmes ushqimit e edhe në formë tabletave gjatë stinës së dimrit.

Po ashtu, u tha se mënyra më e mirë që organizmi të fitojë sasi të mjaftueshme të vitaminës D është ekspozimi në diell. Në fakt, rreth 90 për qind e sasisë së vitaminave D organizmit i vjen nga dielli, përmes lëkurës.

Komento