Home » Uncategorized » Vitamina e fshehtë në qumësht dhe birrë e mirë për shëndetin

Vitamina e fshehtë në qumësht dhe birrë e mirë për shëndetin

Shkencëtarët pohojnë se “molekula e çuditshme” në alkool dhe qumësht mund të ndihmojë në luftën kundër mbipeshës.

Ekspertët zviceranë e kanë kryer një hulumtim mbi ndikimin e molekulës “nikotamod riboside’, e cila gjendet në ushqime dhe pije të caktuara, duke përfshirë qumështin dhe birrën. Hulumtimi ka zbuluar se “vitamina e fshehur” parandalon mbledhjen e dhjamit, rrit performansën e muskujve dhe energjinë. Përveç kësaj, është dëshmuar se nuk ekzistojnë efekte anësore me molekulën, madje edhe kur dozat rriten dukshëm.

Autori i studimit Karles Kanto thotë se si qelizat e shfrytëzojnë këtë molekulë, aq sa kanë nevojë për të, derisa pjesa tjetër mbetet anash. Shkencëtarët së pari e kanë izoluar molekulën, ndërsa më pas me të i kanë ushqyer minjtë dhe kështu kanë ardhur deri te konstatimi se ajo e parandalon trashjen.

Është konstatuar gjithashtu se kjo molekulë nuk ndihmon në zhvillimin e diabetit, derisa njëkohësisht nxit qëndrueshmërinë dhe jep energji.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress