Vitaminat që ndihmojnë për t’u zgjatur

Vitaminat qe ndihmojne per t’u zgjatur

Gjenetika luan rol të veçantë në percaktimin final të gjatesisë suaj.

Vitamina dhe mineralet ndihmojnë rritjen dhe pamjaftueshmëria e disa vitaminave mund të shkaktoj vonesë në zgjatje dhe ndikoj në gjatësinë përfundimtare. Që t’i ndihmosh fëmijës suaj të zgjatet ata duhet të konsumojnë sasi të mjaftueshme të kalciumit, vitaminës D dhe zinkut.

Kalciumi
Kalciumi është minerali me më bollek në trupin tonë. Kalciumi nevojitet për tkurrjen e muskujve, sekrecionin (lirimin) e hormoneve, enzimave dhe transmisionin e impulsave nervor. 99% e kalciumit në trup gjëndet në eshtra. Eshtrat vazhdimisht absorbojnë dhe depozitojnë kalcium për t’u forcuar dhe ndërtuar. Fëmijët kanë nevojë për sasi adekuate të kalciumit gjatë zhvillimit të tyre në mënyrë që të zgjaten. Foshnjat kanë nevojë për 210 deri 270 mg kalcium në ditë, kurse tinejxherët kanë nevojë për 1300 mg kalcium në ditë.

Ushqimet e pasura me kalcium janë produktet e qumështit, peshku salmon me eshtra, sardelet me eshtra, lëng i fortifikuar i portokallit, spinaqi, lakra dhe qumështi sojes.

Vitamina D
Vitamina D është një vitaminë që gjëndet në vetëm disa fruta. Por trupi ynë ka aftësi të bëj vitaminen D kur i ekspozohemi diellit. Vitamina D është e nevojshme sepse ndihmon në absorbimin e kalciumit nga stomaku dhe në mineralizimin e eshtrave. Vitamina D ndihmon fëmijët që të zgjaten.

Një studim i 2009 i publikuar në “The Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” ka hetuar marredheniet mes statusit të Vitaminës D dhe gjatësise përfundimtare tek vajzat nga mosha 16 deri në 22. Studimi ka treguar se vajzat me nivele të zvogëluara të Vitaminës D gjithashtu kishin edhe gjatësi më të vogël. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë peshku salmon, kërpudhat, skumbri (mackerel), qumështi fortifikuar dhe lëng portokalli i fortifikuar.

Zink
Zinku është një mineral esencial prezent në disa ushqime. Zinku luan rol në sintezen e ADNs, sintezën e proteinës dhe ndarjen e qelizave. Gjithashtu nevojitet për të ndihmuar rritjen normale gjatë shtatzënisë, fëmijërise dhe adoleshencës. Sasia e pamjaftueshme e zinkut mund të ndikoj në mos rritjen e mjaftueshme. Ushqimet e pasura me zink janë goca e detit, kofshët e pulës, drithrat e fortifikuara, jogurti, bajamet dhe shqemet.

Komento