Vitaminën E zvogëlon rrezikun nga kanceri në mëlçi

Vitaminën E zvogëlon rrezikun nga kanceri në mëlçi

Hulumtuesit kanë vërtetuar se me konsumimin shtesë të vitaminës E në ushqim, si badem, kikirikë, arra dhe ngjashëm, te personat e moshës së mesme dhe ata pak më të moshuar mund të parandalohet prekja me kancer.

Dihet se vitamina E mbron edhe nga sëmundjet e zemrës, e po ashtu e përmirëson të pamurit në moshën e shtyrë. Mjeku Vi Zhang nga Shangai dhe ekipi i tij kishin hulumtuar dhe anketuar 132 837 persona, përfshirë edhe 267 persona të prekur nga kanceri në mëlçi.

Pas grumbullimit të të dhënave dhe mënyrës së të ushqyerit të atyre që kishin marrë pjesë në hulumtim, ishte treguar se ata që kishin konsumuar sasi më të madhe të vitaminës E ishin më të shëndetshëm, përkatësisht kishin më pak gjasa të preken nga kanceri në mëlçi. Kanceri në mëlçi është shkaktari i tretë më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga kanceri, si dhe është kanceri i pestë më i shpeshtë, nga i cili preken meshkujt.

Komento