Vrapimi mund të parandalojë shumë sëmundje

Vrapimi mund të parandalojë shumë sëmundje

Shkencëtarët pohuan se miliona njerëz të cilët përpiqen të ruajnë shëndetin dhe format e trupit e kalojnë kohën duke vrapuar, notuar apo në sallonet e sportit.

Sipas lajmit të publikuar në The Telegraph studiuesit e universitetit të Londrës zbuluan se dobia e ushtrimeve aerobike tek shëndeti i njeriut shihet tek genet dhe ndryshon nga një njeri tek tjetri.

Duke theksuar se 20% e popullsisë nuk mund të përfitojë nga kjo dobi sepse nuk bën ushtrime, por kjo pjesë e popullsisë me anë të vrapimit mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe sheqerit.
Përveç kësaj, studiuesit pohuan se ky grup njerëzish mund të praktikojë edhe rrugët të tjera si përmirësimi i ushqimit ose përdorimi i ilaçeve për të ruajtur shëndetin.

Studiuesit të cilët përdorën hartën gjenetike të trupit të njeriut të zbuluar dhjetë vite më pare nga shkencëtarët pohuan se kanë krijuar një bazë të re në emër të tregimit të zhvillimeve në fushën e shëndetësisë. “Ky do të jetë një nga shembujt e pare të mjekësisë me bazë hartën e kromozoneve të individualizuar’- tha Timmons.

Në punimin e publikuar në revistën Applied Physiology me propozimin e qeverisë në Europë dhe Amerikë u kërkua që njerëzit të marrin pjesë në programe të ndryshme edukimi aerobike të përbëra nga ushtrime të cilat llogariten të bëhen 5 herë në javë nga 30 minuta.

Në fund të programeve 20, 12 dhe 6 javore shumica e njerëzve gjatë ushtrimeve treguan një zhvillim të dukshëm përsa i përket sasisë së oksigjenit të djegur nga trupi i njeriut.

30% e pjesëmarrësve nuk paraqitën rritje në rezistencën e insulinës dhe ky fakt do të thotë që ushtrimet nuk ulin rrezikun e sëmundjes së sheqerit.

Analizat paraprake të mostrave muskulare të marrë nga pjesëmarrësit nxorën në pah se ajo e cila përcakton rritjen në përthithjen e oksigjenit është radhitja e 30 geneve. 11 prej tyre treguan sa të dobishme janë ushtrimet aerobike për një njeri.

Komento