WP7 – i lëndueshëm përmes SMS-ve

WP7 – i lëndueshëm përmes SMS-ve

Sistemi operativ mobil Windows Phone 7 ka një lëshim të sigurisë i cili mundëson sulmet përmes SMS-ve, zbuluan në faqen WinRumors.

Në të vërtetë, me pranimin e mesazhit me përmbajtje malinje (e cila, fatmirësisht, është e panjohur publikisht), pajisje ristartohet. Me rinisjen e celularit, aplikacioni Messaging më nuk është në dispozicion, dhe nuk mund të aktivizohet. Mënyra e vetme që gjendja të kthehet në normale është vendosja e të gjitha rregullimeve në vlerat fillestare (reset).

Sulmi sipas pohimeve mund të kryhet edhe përmes Facebookut, respektivisht mesazheve të Windows Live Messenger. Gjithashtu, problemi paraqitet madje edhe nëse është vendosur pin-kodi në ekranin hyrës të celularit. Problemi është reproduktuar “me sukses” në HTC Titan dhe në Focus Flash të Samsungut.

Microsoft konfirmoi problemin për The Verge. Greg Sullivan nga kompania ka thënë se janë duke e hulumtuar problemin, dhe se kur të jenë të njohur detajet do të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur shfrytëzuesit.

httpv://www.youtube.com/watch?v=vnhzuKcDo6A

Komento